Detajet

Administrator i Sistemeve/Rrjetit

1 Pozita
KEP Trust
Industria:
IT Hardware
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
11 May 2021

Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitën vijuese:

Administrator i Sistemeve/Rrjetit                                                                     

Lokacioni
:  Selia Kryesore (Nr. ref: KEP 008/2021)
Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të IT-së
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Instalimi dhe konfigurimi i Serverëve (fizik dhe virtual)
- Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve të Rrjetit (përfshirë Switch dhe Firewall)
- Dizajnimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e rrjetit (LAN/WAN)
- Përditësimi i sistemeve operative
- Arkivimi i rregullt i konfigurimeve
- Monitorimi/raportim i vazhdueshëm i performances së LAN/WAN dhe Serverëve
- Ofron mbështetje për sistemet/rrjetin
- Shërben si person kontaktues në rast të paraqitjes së problemeve me sisteme apo rrjet
- Përgatitë dhe mirëmban dokumentacion të detajuar për rrjetin dhe sistemet
- Analizimi dhe planifikimi i kapaciteteve të sistemeve/rrjetit
- Administrimi dhe kontrollimi i qasjeve të shfrytëzuesve
- Zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat dhe procedurat relevante

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Kualifikim universitar (Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo të ngjashme);
- Përvoja paraprake minimum 2 vite si administrator/e i/e sistemeve/rrjetit apo pozite e ngjashme;
- Njohuri në sistemet operative MS Windows Server (përfshirë AD, DNS);
- Përvoje me virtualizime (Hyper-V dhe VMware);
- Përvoje me pajisje të rrjetit, si Switch dhe Firewall;
- Certifikimet në Microsoft dhe Cisco ofrojnë përparësi;
- Përvoja me administrim të Office365 e dëshirueshme;
- I/e aftë të punoj në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Patent shoferi.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 11 maj 2021
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme