Detajet

AGJENT I SHITJES

1 Pozita
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
31 January 2022

Përshkrimi

"Mercom Company" me seli në Çagllavicë, përfaqësues ekskluziv i brendit të njohur për prodhimin e HPL Paneleve GENTAS, për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, shpall konkurs për pozitën e mëposhtme:

AGJENT I SHITJES për territorin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
-
Të ketë paraqitje profesionale;
- Të ketë shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit dhe aftësi të mira të prezantimit;
- Diplomë Universitare (Arkitekturë, Ndërtimtari, Ekonomi dhe të ngjashme);
- Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze (përbën përparësi edhe njohja e gjuhëve të tjera si serbo-kroatisht e maqedonisht);
- Preferohet të ketë aftësi në programet: ArchiCad, AutoCAD, (opsionale 3D MAX) dhe Microsoft Office;
- Të ketë patentë shofer, Kategoria B.
 
Detyrat:
-
Përgjegjës për hulumtimin e tregut dhe identifimin e klientëve të rinj;
- Prezentimin dhe shitjen e produkteve të kompanisë;
- Mirëmbajtjen e raporteve me klientët ekzistues;
- Vizitat në terren;
- Merret me studimin e tregut për të dhënë alternativa dhe sugjerime për strategji të ndryshme që mund të ndiqen për të përmirësuar dhe rritur shitjet. 

Mercom Company ofron një ambient të punës të organizuar mirë, ku do të keni mundësin që të realizoni ambiciet tuaja profesionale dhe t’i zhvilloni shkathtësitë tuaja.

Nëse shprehni interesim, ju lutem që deri me 31.01.2022 të dërgoni një CV, diplomën (dhe certifikatat) në e-mail adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme