Detajet

Agjent i shitjes

1 Pozita
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
19 August 2022

Përshkrimi

Passable shpk, është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.

Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë entuziazëm, kandidatë të besueshëm dhe të orientuar në rezultat për pozitën e:

Agjent I shitjes -  nje pozite
(Pozita është punë me orar të plotë)

Kualifikimet:      
- Të ketë shkollimin e mesem/larte ekonomi, menagjim biznesi apo të ngjajshme të cilat ndërlidhen me pozitën e punës.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkëpunim në ekip       
- Aftësi për zgjedhje të problemeve      
- Organizim i mirë i punës
- Respektim, integrim dhe punë etike    
- Të ketë aftësi innovative
- Te ketë përvojë në punë ne fushen e njejte
- Leje të vozitjes të kategorisë B                                                          

Përfitimet e aplikanteve:     
- Trajnimi dhe mbështetja fillestare        
- Pozicion sfidues në mjedis dinamik        
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale        
- Pagë konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja 

Përshkrimi i punës dhe detyrat:
-
Hulumton tregun e shitjes   
-
Zbaton dhe zhvillon programet e shitjes ne teren      
- Mban evidencën për mallin e shitur
- Inkason mjetet nga blerësat për mallin e shitur
- Realizimin e planit javor dhe mujor të punës
- Kujdeset per automjetin e punës (dalja e rexhistrimit, nderrimi i vajit, paisjet e nevojshme për veturë si dhe plotësimi i fletëudhëtimeve)
- Kujdeset për komunikimin në punë sipas rregullores së kompanisë për sjellje në punë.
- Promovon produktet e kompanise dhe krijon shitje direkte për këto produkte
- Mban kontakte të vazhdueshme me klient në lidhje me kërkesat e tyre
- Organizon promocione të vazhdueshme si element taktik për të rritur shitjen
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkpunime ne grup

Ne jemi duke kërkuar për të plotesuar pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 12/08/2022, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 19/08/2022.

Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një Leter motivuese jo më vonë se 19 Gusht 2022 në: [email protected]

Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme