Detajet

Agjent i shitjes ambulantiv

1 Pozita
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Ferizaj, Gjilan
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
21 March 2025

Përshkrimi

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:
Pozita: Agjent i shitjes ambulantiv (Gjilan – Ferizaj)
Departamenti: Shitje

Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Përgjegjës për viziten e pikave të caktuara sipas planit nga kompania;
  • Kontrollon, mbikëqyrë dhe merr porosi në pikat shitëse;
  • Vlerëson sasinë e porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt;
  • Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
  • Bën prezantimin e artikujve të rinjë tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
  • Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim që mund të vij nga ana e blerësit;
  • Mban evidencë ditore për punën në teren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete;
  • Në koordinim me mbikëqyrësin cakton pikat për organizime promocionale;

Kualifikimet e kërkuara
  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
  • Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
  • Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje.

Orari i punes: I plotë
Paga dhe përfitimet: Ofrohet pagë konkuruese dhe pako përfitimesh që përfshin transportin, sigurimin shëndetësor, skema bonusesh si dhe mundësi zhvillimi professional. 
Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.
Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në  në posten elektronike: [email protected] 
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni. 
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë. 
Konkursi mbetet i hapur deri me 21/03/2025.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com 

Galleria