Detajet

Agjent/e i/e Shitjes

1 Pozita
IBAS
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
23 June 2021

Përshkrimi

IBAS, institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, realizimin e Pagesave dhe kredidhënies për pagesa, publikon:

KONKURS PËR PUNË

Pozita: MOBILE IBAS-er (Agjent/e i/e Shitjes)
Referenca: 02-P-MB-20
Lokacioni: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Promovimin dhe prezantimin e IBAS;
- Hapjen e llogarive në IBAS;
- Vërtetimin e identitetit;
- Nënshkrimin e kontratave;
- Emetimin e parasë elektronike;
- Ofron konsultime profesionale për klientët në lidhje me shërbimet e IBAS;
- Këshillon dhe asiston klientët ekzistues dhe ata potencial për përdorimin e aplikacionit IBAS (pagesë, transfere, aplikim për kredi);
- Njofton klientin për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për kredi dhe hapje të llogarisë në IBAS;
- Përfaqëson IBAS denjësisht përmes telefonit dhe prezencës fizike;
- Përgatitë plane mujore dhe javore të shitjes dhe vizitave te klientët;
- Përgatitë raporte mujore dhe javore për punën dhe i përcjellë te Koordinatori i Shitjes;
- Krijon dhe mban raporte profesionale me kolegët e IBAS;
- Mbanë kontakt të vazhdueshëm me klientët e referuar;
- Të tjera, të natyrës së pozitës.

Kriteret e përzgjedhjes:
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me klientë;
- Të jetë reprezentativ në takime me klientë;
- Një vit përvojë pune në shitje është përparësi;
- Njohuri për produktet dhe shërbimet bankare është përparësi;
- Të jetë student ose të ketë të përfunduar fakultetin ekonomik është përparësi;
- Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Të komunikojë qartë e rrjedhshëm;
- Aftësi solide për përdorimin e pajisjeve teknologjike (iPad, Tablet PC).

Kompensimi:
Sipas çmimores së shërbimit dhe politikave te brendshme, të cilat janë të disponueshme vetëm për kandidatët që përzgjidhen për listën e ngushtë.

Aplikimi:
Deri më 23 Qershor 2021, duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike [email protected] , duke specifikuar në subject pozitën ose numrin e referencës së konkursit.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme