Detajet

Anëtar të Bordit të Drejtorëve

4 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik, Auditim / Konsulencë, Burime Njerëzore, Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Podujevë
Edukimi:
Karriera:
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
18 July 2020

Apliko

Përshkrimi

KOMISIONI KOMUNAL I AKSIONARËVE I NDËRMARRJES PUBLIKE LOKALE “STACIONI I AUTOBUSËVE” Sh.A. PODUJEVE

Bazuar në nenin 5 paragrafi 2, nenet 16 dhe 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr.03/L-087, dhe ndryshim plotësimet përkatëse të bëra me Ligjin nr.04/L-l 11 dhe Ligjin 05/L-009, nenin 3 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ 03/2009 për mënyrën e përfaqësimit të Komunave në Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale, Komisioni Komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Podujevë, i ngritur me Vendimin e Kuvendit të Komunës nr.prot.01-020/04-0037950/19 të datës 08.05.2019. dhe Vendimit të Kryetarit të Komunës nr.prot.02-020/05-0053552/19 të datës 03.07.2019, në mbledhjen e mbajtur me 15.06.2020 , vendosi të shpallë këtë:


KONKURS

Për zgjedhjen 4 (katër) anëtarëve të Bordit të Drejtorëve

të Ndërmarrjes Publike Lokale

“Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Podujevë


Mandati

Mandati i anëtarëve të Bordit është në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr.03/L-087,

Kompensimi

Kompensimi i anëtarëve të Bordit do të bëhet në pajtim me dispozitat e nenit 20 të Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr.03/L-087, dhe dispozita tjera përkatëse ligjore.

Përbërja

Përbërja e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Podujevë, duhet të jetë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore.

KUALIFIKIMET DHE PËRGATITJA PROFESIONALE

-Të jetë person që ka integritet dhe të mos ketë çfarëdo shkelje fiduciare ndaj personave tjerë fizik dhe juridik;

-Të ketë përgatitje superiore;

-Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në nivel të lartë të menaxhimit në fushat: administrim i biznesit, financa të korporatave, menaxhim të thesarit, menaxhim të bankave, konsulent në biznes ose industri ose nga fusha tjera të shkencave, të ketë qenë kontabilist publik, jurist ose anetar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprinitari afariste të Ndermarrjes Publike. 

KUSHTET

(ndër çështje tjera të parapara në nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr.03/L-087 me plotësim ndryshimet përkatëse me Ligjin nr. 04/L-l 11 dhe Ligjin 05/L-009)

Kandidatët potencial për tu zgjedh në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Podujevë, mund të jenë, nëse:

-Nuk kanë qenë të dënuar dhe nuk janë nën hetime nga ndonjë prej Gjykatave Kompetente;

-Nuk kanë shkelur Kodin e Etikës apo standardet e sjelljes profesionale, perveç nëse ndonjë dënim i tillë është ndryshuar nga Gjykata apo ndonjë organ tjetër i ankesave;

-Nuk ka bërë përgënjeshtrimin e materialit nën çfaredo dëshmie nën betim;

-Nuk ka qenë në poste menaxheriale në ndonjë kompani të falimentuar në 10 vitet e fundit;

-Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politika zhvillimore për Ndërmarrjen përkatëse ku kandidati punon.

Kandidatët nuk mund të zgjedhen anetar në Bordin e Drejtorëve, nëse:

-Aktualisht është zyrtar, menaxher i Ndërmarrjes ose cilësdo nga filialet e saj, apo që ka shërbyer si menaxher i kësaj Ndërmarrje ose cilësdo nga filialet e saj, 5 vitet e fundit;

-Aktualisht ka, ose gjatë 3 viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie materiale - afariste (perveç si konsumator individual i shërbimit të Ndërmarrjes) me Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Podujeveë ose cilitdo nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejt apo të terthorët;

-Është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës i lartë i ndonjë Shoqërie Tregtare apo person tjetër juridik i cili ka marrëdhënie materiale afariste me këtë Ndërmarrje Publike apo cilësdo nga filialet e saj;

-Pranon ose ka pranuar brenda 3 viteve të kaluara kompensim shtesë nga kjo Ndërmarrje apo cilësdo filialë të saj (perveç honorarit të drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ose anëtar në skemën pensionale të Ndërmarrjes ose cilësdo nga filialet e saj;

-Përfaqeson një aksionar i cili posedon 10% të aksioneve votuese në këtë Ndërmarrje;

-Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të kësaj Ndërmarrje më shumë se 9 vite nga zgjedhja e parë e tij/saj ;

-Është i afërt i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e interesit financiar në nenin 2 të ligjit të cekur) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë e më sipërme.

-Është zyrtar, drejtor apo aksionar ka interes financiar, në Shoqëri Tregtare të pa - listuar dhe që konkurron në këtë Ndërmarrje, ose menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se 2% të të drejtave të votimit) ose që ka interes të konsiderueshëm financiar me cilëndo nga Shoqëritë Tregtare të listuar që konkurrojne në këtë Ndërmarrje;

-Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhen 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik, bartës i ndonjë posti udhëheqës ose vendimmarrës në ndonjë prej partive politike të Republikës së Kosovës;

-Ka çfarëdo konflikti të interesit që për nga natyra, do të shkarkohet, që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbush detyrat e tij fiduciare ndaj aksionarëve në këtë Ndërmarrje. 

DOKUMENTET E KËRKUARA

-CV-në;

-Leter motivuese;

-Deklaratë nën betim (formular që plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);

-Dëshmitë e kualifikimit profesional;

-Dëshmitë mbi përvojën e punës;

-Certifikatën që nuk është nën hetime;

-Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).


Aplikuesi/ja duhet të përgatit dhe nënshkruaj deklaratën nën betim, me të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale.

Çdo informatë eventuate e pavërtetë materiale, qoftë e qëllimshme, qoftë nga neglizhenca, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë (kati përdhesë) në ndërtesën e re të Komunës, rr.”Nuhi Gashi”, si dhe mund të shkarkohen në web- faqen zyrtare të Komunës së Podujevës.

Dokumentacioni i kompletuar sipas këtij konkursi, duhet të dorëzohet i mbyllur (në pliko).


Vëmendje

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, origjinali duhet të prezantohet gjatë intervistimit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas këtij konkursi do të kualifikohen për fazat e mëtejme.


Afati i aplikimit është i hapur 15 ditë pune pas publikimit të shpalljes publike të konkursit, përkatësisht nga 17.06. 2020 deri me 15.07.2020.

Komuna e Podujevës - si aksionare e vetme me /capital 100% të aksioneve në Ndërmarrjen Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Podujevë, Komisioni Komunal i Aksionarëve ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mirëepret çdo aplikim nga femra dhe meshkuj të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.


Shiko dokumentin

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme