Detajet

Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

7 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Me eksperiencë (>5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
27 June 2020

Përshkrimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

KONKURS
Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 4.8 të Ligjit nr.02/L-88 për Trashëgimi Kulturore, dhe me qëllim të përmbushjes se obligimeve ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), shpall konkurs për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve.

Përbërja e KKTK-së
KKTK përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, të cilët zgjedhën për një mandat tre (3) vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke respektuar përbërjen etnike në Kosovë.
 
Funksionet e KKTK-së:


-Vlerëson dhe shpall trashëgiminë kulturore në mbrojtje të përhershme;
-Vlerëson të gjitha projektet e trashëgimisë kulturore të parashtruara nga institucionet e fushave përkatëse;
-Identifikon masat e domosdoshme tё mbështetjes financiare pёr trashëgimi kulturore;
-Vlerëson të gjitha asetet më rastin e shpronësimit dhe shitblerjeve. 

Kandidati/ja për t'u zgjedhur anëtar i KKTK-së duhet t'i plotësojë këto kushte:


-Të jetë shtetas dhe banor i përhershëm i Republikës së Kosovës;
-Të ketë etikë të lartë profesionale;
-Të ketë së paku diplomë universitare katër (4) vjeçare në fushën e trashëgimisë kulturore, fushës së arteve, arkeologjisë, arkitekturës, historisë, etnologjisë dhe antropologjisë kulturore;
-Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale, kandidatët me përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore kanë përparësi;
-Të jetë njohës i legjislacionit në fuqi për trashëgimi kulturore, si dhe konventave ndërkombëtare;
-Të mos jetë i dënuar për vepër penale, të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj,
-Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi për kandidatët.
 
Mandati i anëtarëve të Këshillit


-Anëtarët e KKTK-së zgjedhën për mandat tre (3) vjeçar.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:


-Aplikacionin;
-Autobiografia (Curriculum Vitae);
-Letër motivuese;
-Dy referenca,
-Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
-Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
-Dëshmia për përvojën e punës;
-Dëshmia se nuk është nen hetime ose i dënuar për ndonjë vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  09.06.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Aplikacionet mund të merren në këto vende:
-Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
-Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 - 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.





Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme