Detajet

Arkitekt & Ndërtimtar

2 Pozita
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 June 2021

Përshkrimi

Kompania Koral Invest L.L.C shpallë konkurs për dy vende pune:

Pozita: Arkitekt/e
Vendi i punës: Veternik,Prishtine
Kohëzgjatja: E pakufizuar

Kualifikimet themelore:
Edukimi:  Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Niveli Bachelor/ Drejtimi i Arkitekturës
Përvoja:   Së paku 2 vite përvojë profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Realizon aktivitetet ditore të planifikuara;
- Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve  konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
- Bën planifkimin dhe realizimin e projektit dhe punëve sipas planit dinamik;
- Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
- Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve ditore, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
- Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi I projektit dhe implementimin e tyre në vend-punim;
- Detyrat tjera të përcaktuara nga menaxheri;
- Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë;
- Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
- Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë;

Kualifikimet Minimale:
Kandidati duhet të posedojë njohuri  profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në mbikqyrje dhe ndërtim së paku 2 vite.
Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:
- Aftësi të zhvilluara komunikimi;
- Shkathtësi funksionale dhe teknike;
- Aftësi për të identifikuar prioritete;
- Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
- Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
- Të ketë paraqitje profesionale;
- Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
- Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
- Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave;
- Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve;


Pozita: Ndërtimtar
Vendi i punës: Veternik, Prishtinë
Kohëzgjatja:  E pakufizuar

Kualifikimet themelore:
Edukimi:  Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Niveli Bachelor/ Drejtimi Konstruktiv
Përvoja:  Së paku 2 vite përvojë pune profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Inxhinieri i ndërtimit bënë mbikqyrjen e punevë, vlerëson dhe rishikon projektet ne zbatim. dhe zbatimin e tyre në harmoni më projektin kryesor;
- Qëndron në terren ku bëhet ekzekutimi I punimeve nga kompania;
- Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve  konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
- Identifikon mangësitë në projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme;
- Hartimin e ditareve te punës;
- Përgadtijen e raporteve për fillimin e punëve ne proces dhe raportet përfundimtare;
- Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
- Përcjell secilin projekt investues veç e veç duke përgaditur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurave teknike;
- Detyrat tjera të përcaktuara nga menaxheri;
- Eksploron mundësi të reja për avancim;
- Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë;
- Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë;

Kualifikimet Minimale:
Kandidati duhet të posedojë njohuri  profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në mbikqyrje dhe ndërtim së paku 2 vite.
Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:
- Aftësi të zhvilluara komunikimi;
- Shkathtësi funksionale dhe teknike;
- Aftësi për të identifikuar prioritete;
- Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
- Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
- Të ketë paraqitje profesionale;
- Përvojë të gjerë me AutoCAD dhe Microsoft Office;
- Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
- Aftësi në vendim marrje dhe zgjidhjen e problemeve;

Mënyra e aplikimit: 
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe letër referencat në e-mail adresen: [email protected]
Afati i fundit per aplikim per te dy pozitat eshte: 02 Korrik, 2021

KORAL INVEST L.L.C
VETERNIK-PRISHTINE
045 399 990

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme