Detajet

Asistent Administrativ

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
02 October 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës

Republika e  Kosovës -Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Mbrojtjes                                                         

Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense

Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate


Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:


KONKURS 

Titulli i vendit të  punës:     Asistent Administrativ

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës;    Grada A

Nr. referencës së vendit të punës;    0057

Vendi;    SHPFSK



Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike  
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve  me rëndësi për  departamentin
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga  menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat standarde teknike ose administrative.

 

Proceduarat e konkurrimit:

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

 

Shkollimi i kërkuar:

Shkolla e Mesme.

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

-Trajnime profesionale.

  • -Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Ëord, Excel)
  • -Pervojë pune në fushën e administratës
  • -Njohja e gjuhës shqipe apo serbe,
  • -Gjuha angleze ( e deshirueshme)
  • -Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit.
  • -Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese.
  • -Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
  • -Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
  • -Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
  • -Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
  • -Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara. 

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;

-Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për

-Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.

-Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. 

-Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. 

-Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). 

 

Kohëzgjatja e emërimit           

  • -Emërimi është me afat të pacaktuar.

 

Data e mbylljes së konkursit

-Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes. 

-Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020. 

-Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

 

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. 
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

 

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit. 

 

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së,  apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508. 

 

Galleria

Rreth Kompanisë

Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme