Detajet

Asistent/e Ekzekutive, Menaxher/e i/e Zyreve

2 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik, Turizëm / Staf Hoteli, Shërbimi ndaj klientit / Call Center
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
10 July 2021

Përshkrimi

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.  EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë:

K O N K U R S
në pozitën

Asistent/e Ekzekutive, Menaxher/e i/e Zyreve

Në pozitën e Asistent/es Ekzekutiv/e ju jeni përgjegjës për menaxhimin e orareve dhe komunikimeve përbrenda kompanisë. Detyrat tuaja përfshijnë prioritizimin e postës elektronike dhe thirrjeve telefonike, mbledhjen e dokumenteve për konferenca dhe mbledhje si dhe koordinimin e udhëtimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofrimi i asistencës administrative si shkrimi dhe editimi i postës elektronike, hartimi i memorandumeve, dhe përgatitja e komunikimit në emër të ekzekutivit
- Mirëmbajtja e regjistrave të saktë dhe gjithëpërfshirës
- Përformimi i detyrave të lehta të kontabilitetit
- Organizimi i takimeve duke përfshirë caktimin, dërgimin e lajmërimeve dhe organizimin e akomodimit kur është e nevojshme
- Përgjigja në thirrjet telefonike në formë të sjellshme dhe profesionale
- Mirëseardhja e vizitës së klientëve dhe identifikimi i qëllimit të vizitës së tyre, para sa t’ia prezantojë shërbimet përkatësë
- Menaxhimi i kalendarit të ekzekutivit duke përfshirë emërimin dhe vendosjen e e përparësisë për cështjet më të ndjeshme
Profili juaj:
- Së paku përfundimi i shkollës së mesme, preferohet përfundimi i fakultetit juridic
- Aftësi të menaxhoni kohën dhe të arrini të përfundoni punën në përputhje me oraret e paracaktuara
- Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi në të folur dhe të shkruar
- Aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe aftësi të ushtroni disa aktivitete përnjëherësh
- I orientuar në detaje dhe në zgjidhjen e problemeve
- Proaktiv dhe i vetëmotivuar
- Aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale

Ndërsa në pozitën e Menaxherit/es së Zyres ju do jeni përgjegjës për zhvillimin efikas të aktiviteteve të përditshme brenda zyres dhe jeni përgjegjës poashtu për menaxhimin e stafit të zyres.

Përgjegjësitë zakonisht përfshijnë:
- Organizimi i takimeve dhe menaxhimi i bazës së të dhënave
- Rezervimi i transportit dhe akomodimit
- Organizimi i ngjarjeve dhe konferencave të kompanisë
- Porositja e materialeve për zyre
- Trajtimi i korrespondencës dhe ankesave
- Përgatitja e letrave, prezantimeve dhe raporteve
- Monitorimi i punës së stafit administrative
- Menaxhimi i buxhetit të zyres
Profili juaj:
- Preferohet të keni të përfunduar nivelin universitar në degën e administratës publike apo ndonjë degë tjetër të ngjashme
- Të keni përvojë paraprake në administratë
- Të keni njohuri të jashtëzakonshme në pakon e MS OFFICE
- Aftësi të mira interpersonale dhe aftësi të menaxhoni kohën

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në [email protected]. Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2016
Numri Stafit30-50

Punë të Ngjajshme