Detajet

Avokat i Popullit

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Me eksperiencë (>5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
14 June 2020

Përshkrimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall

 K O N K U R S
Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit


Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.

Avokati i Popullit ka kompetencë për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik në lidhje me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut, të parapara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me konventat e standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,  veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.

Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore.

Mandati i Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit zgjidhet për një  mandat 5 (pesë) vjeçar, pa të drejt rizgjedhjeje.
 
Kandidati për Avokat i Popullit duhet t’i plotësojë këto kushte:
-Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
-Të ketë arsimim të lartë universitar;
-Të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë;
-Të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut;
-Të mos ushtrojë funksion në parti politike, të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që e zgjedhë atë apo anëtar/e i/e kabinetit qeveritar;
-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e  Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
-Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
-Letra motivuese;
-Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
-Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
-Dëshmia për përvojën e punës;
-Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT
Afati për konkurrim është prej 26.05.2020, deri më 14.06.2020, deri në orën  16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

Me e-mail: [email protected]

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

-Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
-Në selinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, Prishtinë, rr. “Migjeni” nr.21 dhe në zyrat tjera.
-Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
-Institucioni i Avokatit të Popullit – www.ombudspersonkosovo.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit:  038/ 211-648, 038/211-182 dhe +383 (0) 44 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

SHKARKO APLIKACIONIN

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme