Detajet

Business Analyst / Analist Biznesor

1 Pozita
Industria:
Reklamim, Marketing, Shitje, Sektori i Sigurisë
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
22 June 2020

Apliko

Përshkrimi

European College of Kosovo shpall konkurs pune për (1) Business Analyst / Analist Biznesor. Në rast se vlerësoni se keni aftësi të mira prezantimi, shitje, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me kompani atëherë kjo mund të jetë puna juaj ideale.

Vendi: Prishtinë (Zyre/Teren)
Orari i punës: Orar i plotë
Paga: Baza + Komisioni (%)

Pozita e punës:
(1) Business Analyst / Analist Biznesor

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Ndërmerr iniciativa për organizimin e takimeve promovuese me kompani dhe institucione për promovimin/shitje të shërbimeve nga fusha e sigurisë dhe shëndetit dhe asaj ligjore. 
• Realizon vizita, takime, prezantime në kompani të ndryshme me qëllim prezantimin dhe shitjen e shërbimeve nga fusha e sigurisë dhe shëndetit dhe asaj ligjore.
• Ndërmerr ide dhe planifikon shitjen në kompani dhe institucione të ndryshme;
• Analizon prezencën e shërbimeve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun) dhe përcjell aktivitetin e promocioneve, analizon dhe matë efektet e shitjes/promovimit para, gjatë si dhe pas promocionit;
• Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e shërbimeve dhe produkteve

Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante; Trajnime /Certifikatë në fushën relevante (E preferueshme)
• Dy(2) vite përvojë pune;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ
• Lejen e vozitjes (B)

Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar, ju lutem aplikoni përmes platformës xpuna. Afati i fundit për aplikim 15 Qershor 2020.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2013
Numri Stafit11-29

Benefitet

  • - (%) Komison
  • - Trajnime Profesionale

Punë të Ngjajshme