Detajet

Dekorateri

1 Pozita
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Patenta e shoferit:

Deadline:
18 August 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Komuna e Prizrenit / Opština Prizren – Prizren Belediyesi
Nr: 01-111-71651
Dt: 04.08.2020
 
Në bazë të Nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, Nenit 10 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-2012, Nenit 17 paragrafi 1 të Ligjit për Teatrot Nr. 04/L-l06 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Prizrenit shpall:

Konkurs
Për stafin administrativ së Teatrit të Qytetit “ Bekim Fehmiu “
 
 Titulli i pozitës : Dekorateri
 Nr. i pozitave : 1 (një)
 Grada / koeficienti : 6
 I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
 Orari i punës : I plotë 40 orë në javë
 
 Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Pastrimi I skenës dhe pregaditja e saj për provë apo ndonjë pune tjetër sipas orarit të punës në skenë;
- Vënia e dekorit të tërësishëm për pjesë ose program dhe ndrrimet gjatë provave dhe shfaqjeve;
- Përgaditja e punëve për vënien e dekorit të ri duke filluar nga praktikablla dhe dyshemeja e butë e gjerë te hintergrundi, elemente anësore dhe varëse;
- Ngritja dhe lëshimi i cugave;
- Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i vet dhe punët e caktuara nga mbikqyrësi i drejtpërdrejtë, poashtu edhe nga drejtori i Teatrit.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara :
- Duhet të ketë të kryer shkollën e mesme;
- Së paku 3 (tre) vite përvojë pune në institucion të teatrit;
- Njohja e punës praktike sa i përket dekorit ;

Dokumentet e kërkuara :
- Diploma e shkollës së mesme e noterizuar;
- Dëshmi mbi përvojën e punës ; - CV-në e tij/saj ;
- Dokument Identifikimi ;
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime .

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 04.08.2020 deri më datën 18.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 –16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme