Detajet

Dizajner/e grafik/e

1 Pozita
Industria:
Grafikë / Web Dizajn / DTP
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Pejë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
12 April 2021

Përshkrimi

“Devolli Corporation” me seli në Pejë shpall konkurs për:

Dizajner/e grafik/e (1)

Kualifikimet dhe kërkesat:
- Kualifikim Universitar (Marketing, Dizajn Grafik apo të ngjashme);
- Njohuri për programet e dizajnit (Adobe Photoshop, Illustrator ose CorelDraw etj.);
- Përvojë pune në fusha të ngjashme;
- Njohuri për rrjetet sociale;
- Te jetë i gatshëm te punoj me afate te caktuara;
- Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
- I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze.

Përgjegjësitë Kryesore:
- Krijimi i dizajneve për aktivitete të ndryshme të marketingut (broshurave, fletushkave, posterëve) në përputhje me mesazhin e ofertës (kampanjës) si dhe çdo element që lidhet me identitetin vizual të kompanisë;
- Propozimi i ideve të reja kreative të promovimit të produkteve të cilat i ofron kompania;
- Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
- Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e projekteve; 
- Të punojë në ekip me departamentin e marketingut dhe departamentet tjera përkatëse;
- Kuptim bazik ne menaxhimin e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn);
- Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Vërejtje : Vendi i punës: Pejë, në “Devolli Corporation”.
Procedura e aplikimit: 
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, bashkëngjitni CV-në tuaj dhe dergoni në email: [email protected] . Pas seleksionimit të dokumentacionit, do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 12 Prill 2021.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme