Detajet

Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Me eksperiencë (>5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
01 September 2020

Përshkrimi

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria-Vlada-Government
Ministria e Financave Ministarstvo za  Finansije –Ministry of  Finance


Ministri  i  Financave,nëpërputhje  me  paragrafin  4,tënenit  5 të Kodit Doganordhe të AkcizavenëKosovëNr.  03/L -109,i  plotësuar  dhe  ndryshuar  me  Ligjin  Nr.  04/L-099, Ligjin  Nr.  04/L-115  dhe  me  Ligjin  Nr.  04/L-273,me  qëllim  tëemërimit  tëDrejtorit  tëPërgjithshëm tëDoganës së Kosovës,më datë 03.08.2020 shpallë:

KONKURS
Titulli i pozitës:                       Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës
Nr. Referencës:                       01/2020-DK-MF
Grada e Vendimit të Punës: Nivel i lartë drejtues
Vendndodhja e pozitës:         Prishtinë

Përmbledhje e përgjithshme:
Dogana  e  Kosovës ështëinstitucioni  i  vetëm  kompetent  për  tëushtruar  funksionet doganore  nëemër  tëRepublikës  sëKosovës.  Detyrat  dhe  përgjegjësitë  e  Drejtorit  të Përgjithshëm  të  Doganës  së  Kosovës  janë  paraparë  me  nenin  6  dhe  7  të  KoditDoganor dhe të Akcizave në Kosovë Nr. 03/L -109, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-099,  Ligjin  Nr.  04/L-115  dhe  me  Ligjin  Nr.  04/L-273, me  të  cilin kod  janë  përcaktuar edhe detyrat dhe përgjegjësitë e Doganës së Kosovës. Në përputhje me nenin 5 të Kodit Doganor   dhe   të   Akcizave,   Ministri   i   Financaveshpallë konkursin   për   Drejtor   të përgjithshëm  dhe  themelon  komision  për  përzgjedhjen  e  kandidatit  të  rekomanduar,  të cilin më pastaj e emëron Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
•Siguron zbatimine dispozitave tëlegjislacionit doganor;
•Menaxhon sistemin e grumbullimit të taksavedhe obligimeve doganore;
•Siguron   menaxhimin efikas dhe avancimine administratës   doganore   sipas praktikave  më  tëmira evropianedhe  legjislacionit  në  fuqi  në  Republikën  e Kosovës;
•Ushtron kompetencat e veta nëpërputhje me nenin 6 dhe 7 të Kodit tëDoganave dhe Akcizës në Kosovënr. 03/L-109;
•I raporton Ministrit të Financave;
•Ushtron detyra të tjera të parapara me ligjin në fuqi në Republikën e Kosovës;

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
•DiplomëUniversitare-preferohet  diplomë  universitare nëfushat  e ekonomisë (administrim biznesi, financa, menaxhment)   dhe   juridik,   si   dhe   posaçërisht inkurajohen  kandidatët  me kualifikime  përtej  studimeve  bachelornëfushat  e lartcekura;
•Tetë  vite  (8)  përvojë  pune  profesionale,  përfshirë  së  paku  (5)  vite  në  pozitë drejtuese;
•Njohuri përfunksionete përgjithshme tëDoganëssë Kosovës;
•Njohuri  tëmira përlegjislacionin  doganor  tëKosovës, trendëtepolitikave,  dhe dokumenteve  tjera përkatësepër  zhvillim  tësistemit  doganor,sipas  praktikave evropiane;
•Shkathtësipër të punuar nënjëambient tëorientuar nërezultate;
•Integritet të lartë moral, aftësitëlarta komunikimi dhe vendim marrëse;
•Njohuri nëpërdorimin e programeve kompjuterike;
•Njohja e gjuhësangleze e preferueshme.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT
Ministria  e  Financaveofron  mundësi  të  barabarta  të  punësimit  për  të  gjithë  shtetasit  e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ministria  e  Financave  siguron  që  procedurat  e  përzgjedhjes  të  jenë  të  hapura,  ofron konkurrencë  jo-diskriminuese,  objektive  dhe  transparente,  duke  u  bazuar  në  një  grup kualifikimesh dhe aftësish të përcaktuar më parë.Komunitetet  jo  shumicë  kanë  të  drejtë  për  përfaqësim  të  drejtë  dhe  proporcional  në organet e sektoritpublik, sipas legjislacionit në fuqi.

Dokumentacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:
•Lista kontrolluese e kritereve dhe dokumentacionit (përfshirë hollësitë e përvojës së kaluar menaxheriale)
•Formulari për aplikim;
•Biografia(CV);
•Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet tëjenë të nostrifikuara nga MASH-i);
•Letërnjoftimi(kopje);
•Dëshmiae përvojës së punës;(që siguron dëshmitë për të gjitha vendet e punës të deklaruara);
•Letramotivuese e cila shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar;
•Certifikataqë nuk është nën hetime (jo më  e vjetër se sa data e publikimit të konkursit);Dhe
•Dy referenca

Formularin  zyrtar  për aplikimsi  dhe  listën  kontrolluese,mund  ta  gjeni  nëueb  faqen  e Ministrisë së Financave: https://mf.rks-gov.net/
Dokumentacioni  dorëzohet  në  Divizionin  e  Burimeve  Njerëzore,  Ndërtesa  e  Qeverisë, Sheshi “ Nëna Terezë” kati i XII, zyra nr. 1207. 
Dokumentacioni i pa kompletuar rezultonme diskualifikim të kandidatit.

Afati i konkurrimit nga data 03.08.2020 deri më datë 01/09/2020, deri në orën 16:00.

Konkursi  është i hapur 30ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 155.

Ky  proces  rekrutimi  mund  të  monitorohet  nga  përfaqësuesit  e  Projektit  Britanik  për Rekrutime  në  Pozita  të  Larta  Drejtuese.  Kandidatët  njoftohen  që  emrat  dhe  rezultatet  e kandidatëve  që  konsiderohen  si  të  emërueshëm  nga  Partnerët  Zbatues  do  të  publikohen në uebfaqen e projektit. Me rastin e aplikimit për këtë pozitë, do të konsiderohet se është dhënë  pëlqimi  për  publikimin  në  fjalë.  Gjithashtu  do  të  konsiderohet  që  pëlqimi  është dhënë  edhe  për  partnerët  zbatues  që  të  kenë  qasje  nga  distanca  dhe  në  mënyrë  të përkohshme  dhe  të  sigurt  të  ruajnë  informatat  rreth  vlerësimit  të  aplikacioneve  dhe performancës  së  tyre.  Informatat  e  tilla  do  të  fshihen  në  mënyrë  permanente  pasi  të përfundojë vlerësimi.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme