Detajet

Drejtor i Qendres Nderkombëtare për Kërkim Shpetim

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze, Serbo-Kroate
Patenta e shoferit:

Deadline:
02 October 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës

Republika e  Kosovës -Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Mbrojtjes                                                         

Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense

Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate

 

Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:

                                                                             

KONKURS 

Titulli i vendit të  punës:    Drejtor i Qendres Nderkombëtare për Kërkim Shpetim 

Grada e vendit të punës;    A4

Nr. referencës së vendit të punës;    0326

Vendi;    Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes

 

Detyrat dhe përgjegjësitë 

-Udhëheq dhe cakton objektivat e QNTKSH  në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit dhe dizajnon planet vjetore të punës të detajuara për t’i përmbushur këto objektiva; 
-Përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e cilësisë së të gjitha kurseve të trajnimit, programeve dhe përmbajtjes së kurseve, ky post përfshin gjithashtu përfshirje praktike në proceset e trajnimit. 
-Drejton dhe  administron me resurset njerëzore, financiare dhe materiale të Qendrës së Trajnimit. 
-Menaxhon stafin dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave, ofron udhëzime dhe monitoron punën për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që janë relevante me funksionet e QNTKSH;
-Drejton aktivitetet e tanishme dhe të ardhshme të Qendrës duke zhvilluar vizionin për të ardhmen dhe duke planifikuar dhe zbatuar veprime për ta arritur këtë.

 

Proceduarat e konkurrimit;
-
Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

 

Shkollimi i kërkuar
-
Diplomë të universitare – (preferohet në siguri, menaxhim, reagim ndaj katastrofave ose fushë të ngjashme)

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen
-
Të ketë përvojë pune mbi 5  vjet ( pozite menaxheriale);
-Trajnime profesionale përkatëse;
-Përvojë pune përkatëse në reagimin ndaj katastrofave dhe menaxhimin kritik të incidenteve ( e deshiruar);
-Aftësi për të hartuar dhe zbatuar kurse dhe programe komplekse trainimi;
-Të ketë aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
-Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur, për të marrë vendime dhe për të udhëhequr;
-Aftësia për të përpunuar dhe kuptuar sasi të mëdha informacioni, duke i shndërruar në raporte koncize dhe të sakta;
-Të ketë kompetencë të lartë;  
-Të jetë i/e motivuar dhe motivues si dhe të ketë etikë të lartë pune;
-Ai/ajo duhet të jetë në gjendje të punojë vetëm, si dhe në kuadër të ekipit me pjesëtarët tjerë të stafit, gjatë kryerjes së detyrave të dhëna.
-Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
-Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët; 
-Njohja e gjuhes shqipe apo serbe dhe angleze,
-Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit,
-Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese,
-Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve,
-Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor,  
-Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë, 
-Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip. 
-Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara. 

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;
-
Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.
-Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. 
-Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. 
-Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). 

 

Kohëzgjatja e emërimit     
-Emërimi është me afat të pacaktuar.

 

Data e mbylljes së konkursit
-
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
-Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020. 
-Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

 

Paraqitja e kërkesave:
-
Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. 
-Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

 

Kërkesa specifike:
-
Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit. 

 

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së,  apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508. 

 

Galleria

Rreth Kompanisë

Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme