Detajet

Edukatore për moshën 3 - 6 vjeç (Zëvendësim)

1 Pozita
Industria:
Edukim / Trajnime / Art
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Podujevë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
19 October 2021

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, UA. nr. 06/2015, neni 3, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Kopshti “Shtëpia Magjike” shpallë:

KONKURS I JASHTËZAKONSHËM 

Pozita: Edukatore për moshën 3 - 6 vjeç (Zëvendësim)

Orari: I plotë

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
-
Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucionin Parashkollor “Shtëpia Magjike” në fshatin Besi.
- Rezymeja personale (CV);
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Edukatore:
-
Kriteret e kualifikimit për edukatore (3-6 vjeç):
- Fakulteti i Edukimit – programi Parafillor;
- Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
- Fakulteti i Shkencave Sociale – programi Përkujdesja dhe Mirëqenia e fëmijëve;
- Fakulteti Filozofik – dega e Pedagogjisë;
- Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate:
-
Numri i kredive ECTS;
- Nota mesatare gjatë studimeve ;
- Përvoja e punës në arsim (vite);
- Numri i trajnimeve relevante të akredituara nga MASHT;

Kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të vlerësohen sipas kritereve si në vijim:
-
Njohuritë e përgjithshme;
- Aftësitë e përgjithshme dhe personalitetit dhe
- Njohuritë profesionale.
- Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
- Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
- Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej dates: 11.10.2021 deri 19.10.2021. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00. Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor “ Shtëpia Magjike” në Besi. Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
Kopshti “Shtëpia Magjike” Besi, Prishtinë

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme