Detajet

Ekspert të Jashtëm

2 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror, Personel i kualifikuar, Siguria e cilësisë, Shërbime / Mirëmbajtje
Lloji i Punës:
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Me eksperiencë (>5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Përshkrimi

Republika e Kosovës
RepublikaKosova-Republic ofKosovo
Qeveria–Vlada-Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë-Ministarstvo Trgovine i Industrije-       

Ministry of Trade and Industry
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës
Generalna Direkcija za Akreditaciju Kosova
Kosovo General Accreditation Directorate


Bazuar në Ligjin Nr. 05 / L-117 për Akreditimin, dhe në Procedurën DAK-PT-02 për Menaxhimin e Kompetencave, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK), shpall këtë:

Shprehje e interesimit për ekspert të jashtëm për zhvillim të skemës së akreditimit për trupat e certifikimit të produkteve

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK) është i vetmi Trup Kombëtar i Akreditimit, i njohur me ligj, për të vlerësuar në përputhje me standardet ndërkombëtare kompetencën teknike të Trupave të Vlerësimit të Konformitetit që kryejnë veprimtari të tilla si: testim, kalibrim, certifikim, dhe inspektim, qofshin në sektorët publik apo privat, të fushës vullnetare apo të detyrueshme.

Akreditimi i Trupave të Certifikimit të Produkteve kryhet sipas standardit EN ISO/IEC 17065. Aktualisht, DAK nuk ka kompetencat e nevojshme për të kryer akreditimin e Trupave të Certifikimit të Produkteve. DAK aktualisht ofron shërbime në fushën e akreditimit të:


  • - Laboratorëve të testimit dhe kalibrimit (EN ISO/IEC 17025), dhe
  • - Trupave të inspektimit (EN ISO/IEC 17020).


Megjithatë, duke marrë parasysh progresin e shënuar nga Kosova lidhur me transpozimin e legjislacionit teknik të BE-së, DAK duhet të rrisë kompetencat dhe kapacitetet e saj, në mënyrë që të akreditojë të gjitha kategoritë e Trupave të Vlerësimit të Konformitetit, të nevojshme për një zbatim efektiv të legjislacionit të ri të harmonizuar.

Palët e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • - CV,
  • - Kopjen e dokumentit të identifikimit,
  • - Dokumente që dëshmojnë nivelin e shkollimit, trajnimet profesionale dhe përvojën siç kërkohet në pikat 4.1 dhe 4.2 të tabelës së mëposhtme në faqen tjetër,
  • - Oferta e përgjithshme e kompensimit në Euro (duke përfshirë tarifën dhe të gjitha shpenzimet),
  • - Planin e aktivitetit për misionin.


Dokumentacioni duhet të dorëzohet në DAK, në adresën elektronike: [email protected]  

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 11.09.2020

1. Përshkrimi i detyrës:

1.1 Titulli i detyrës

Mbështetja e DAK për zgjerimin e kompetencave të saj rreth akreditimit të Trupave të Certifikimit të Produkteve (sipas standardit EN ISO/IEC 17065:2012).

2. Objektivat dhe rezultatet e pritura

2.1. Objektivat

  • Mbështetja e DAK për t'u pajisur me kompetencat dhe kapacitetet e nevojshme për akreditimin e Trupave të Certifikimit të Produkteve.

2.2. Shërbimet e kërkuara

  • Identifikimi i rregullimeve që duhen bërë në procedurat dhe dokumentet e akreditimit, si dhe në dokumentet e reja të MS që do të hartohen;
  • Rregullimi dhe hartimi i procedurave të reja të akreditimit dhe i dokumenteve të tjera të MS për të mbuluar edhe skemën e akreditimit të certifikimit të produkteve;
  • Trajnimi i personelit të akreditimit të DAK-së (duke përfshirë anëtarët e Këshillit të Akreditimit dhe të Këshillit Profesional) me dokumentet e reja të MS/të rregulluara, me standardin EN ISO/IEC 17065 dhe me kompetencat e nevojshme;
  • Trajnimi i vlerësuesve të DAK-së (KV, V, ET) me kompetencat e nevojshme për akreditimin e Trupave të Certifikimit të Produkteve;
  • Përpilimi i listës kontrolluese për standardin EN ISO/IEC 17065:2012.

2.3. Rezultatet

  • Përfundimi i procedurave të akreditimit dhe dokumenteve MS të DAK, me skemën e akreditimit për Trupat e Certifikimit të Produkteve;
  • Realizimi i trajnimit të personelit të akreditimit të DAK-së (duke përfshirë anëtarët e Këshillit të Akreditimit dhe të Këshillit Profesional) me dokumentacionin e ri SM, me standardin EN ISO/IEC 17065:2012 dhe me kompetencat e nevojshme;
  • Realizimi i trajnimit të vlerësuesve të DAK-së (KV, V, ET) me kompetencat e nevojshme për akreditimin e Trupave të Certifikimit të Produkteve;
  • Përfundimi i përpilimit të pyetësorit të vlerësimit për standardin EN ISO/IEC 17065:2012;
  • Rekomandimet për përmirësimin e efikasitetit të aktiviteteve të DAK-së.

3. Komentet e ekspertit

3.1. Numri i përgjithshëm i ditëve të punës

15 DP: 8 DP nga shtëpia dhe 7 DP në Prishtinë

3.2. Data e fillimit

Shtator 2020

3.3. Lokacioni

Prishtinë, Kosovë dhe shtëpi

4. Kualifikimet e kërkuara

4.1. Kualifikimet:


  • Diplomë në arsimin e lartë teknik;
  • Njohuri të dëshmuara rreth EN ISO/IEC 17065 dhe EN ISO/IEC 17021
  • Njohje e rrjedhshme e gjuhës angleze;
  • Njohja e gjuhës shqipe do të ishte një përparësi.

4.2. Përvoja e Përgjithshme Profesionale

  • Së paku 10 vite përvojë profesionale në ndonjë trupë kombëtare të akreditimit;
  • Së paku 3 vite përvojë pune si Vlerësues i trupave të certifikimit të produkteve.

5. Raportimi

5.1. Raportimi

Konsulenti i raporton Drejtorit të DAK-së. Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Drejtorit të DAK-së, ai/ajo përgatitë dhe dorëzon raporte të rregullta, duke përfshirë numrin e ditëve të kaluara dhe aktivitetet/detyrat e kryera.

5.2. Gjuha

Shqip dhe Anglisht

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme