Detajet

FTESË PËR OFERTË

Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Gjakovë
Edukimi:
Karriera:
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
15 November 2020

Apliko

Përshkrimi

FTESË PËR OFERTË


Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për një Hapësirë/ sallë dhe akomodim për aktivitetin e radhës në kuadër të Projektit „Aksion i përbashkët për decentralizim“për organizimin e një punëtorie dy ditore me 20 pjesëmarrës me datat: 09,10 dhe 11 nëntor 2020 në qytetin e Gjakovës.


Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Sallë për zhvillimin e punëtorisë, e përshtatshme për punë në grupe dhe prezentime; Salla preferohet të jetë e pajisuar me projektor, flipchart dhe banerë për prezentime;


-Dhoma gjumi teke (e preferuar )për akomodim të 20 personave për dy net (09 dhe 10 nëntor 2020) Me datë 09.11.2020- darka me një pije joalkoolike

-Me datë 10.11.2020- mëngjesi, salla me dy kafe dhe dy shishe ujë për person në pauza gjatë punëtorisë, dreka dhe darka me nje pije joalkoolik.

-Me datë 11.11.2020- mëngjesi, salla me dy kafe dhe dy shishe ujë për person në pauza gjatë punëtorisë dhe dreka me një pije joalkoolike


Oferta finaciare duhet të jetë e specifikuar me çmime të ndara: çmimi për sallë, çmimi për kafe, çmimi për ujë, akomodimi me mëngjes, çmimi për drekë dhe çmimi për darkë


-Hoteli të posedojë sallë me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete për pjesëmarrësit;

-Salla duhet të jetë e përshtatshme, të ketë hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e pasijeve me projektorë, flipchartë, banerë dhe mundësi për punë në grupe për punëtori.

-Salla të ketë kushte për punë sa i përket ndriqimit, pastërtisë dhe qetësisë;

-Në pajtueshmëri me Udhëzimet nga institucionet shëndetësore për luftimin e COVID-19, salla duhet të ketë distancë të mjaftueshme (1-2 metra) në mes të pjesëmarrësve;

-Hoteli duhet t’i respektojë masat kundër COVID-19, duke dezinfketuar dhomat, sallën dhe hapësiren e ngrënies;


Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzoj:

1.Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/NUI

2.Çmimet duhen të kuotohen në euro pa TVSH

3.Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare


Oferta duhet te jete e vlefshme 30 dite nga dita e mbylljes se Fteses per Oferte


Kriteret për përzgjedhje:

-Përmbushja e  specifikacionit sipas kërkesës sonë;

-Pas plotësimit të  kritereve të lartëpërmendura , çmimi më i lirë

-Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor


Shënim: Në rast të ndryshimit të situatës epidemiologjike me virusin COVID-19, dhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore për mbyllje ose anullim të aktiviteteve, organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nuk merr përgjegjësi për anulimin e aktiviteteve ose kompenzimin e çfarëdolloji.

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 26.10.2020 në email adresën: [email protected]


Ofertat e dorëzuara me vonesë nuk do të shqyrtohen


Galleria