Detajet

Graphic Designer

1 Pozita
Industria:
Grafikë / Web Dizajn / DTP
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
11 May 2021

Përshkrimi

Horizon Plus ofron mundësi punësimi në një ambient modern dhe shoqëror dhe mundësi të mëdha të zhvillimit professional.

Pozita e Punëse: Graphic Designer
Vendi: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Përdorimi i programeve të industries si Adobe Photoshop, InDesign dhe Illustrator për të krijuar dizajne vizuale
- Puna në produkte të ndryshme të dizajnit, duke filluar nga postimet në mediat sociale, dizajnimi i logove dhe pakove të plota të brendimit, dizajznimi i posterave, broshurave, paketimeve dhe përmbajtje tjera dixhitale apo për print.
- Përzgjedhja e ngjyrave, shkronjave, fotografive dhe elementeve të tjera të dizajnit për të komunikuar koncepte krijuese
- Kuptimi dhe Interpretimi i udhëzimeve të klientit
- Përkthimi i nevojave të klientit dhe strategjisë së brendit në strategji të dizajnit
- Bashkëpunimi me koleg si copywriters dhe menaxherët e mediave sociale
- Pjesëmarrja në takimet e klientëve për të diskutuar pritjet dhe rezultatet e dëshiruara të dizajnit
- Parqaitja e projekteve te klientët për feedback
- Përfshirja e ndryshimeve të rekomanduara nga klientët ose menaxherët e projekteve në planet përfundimtare
- Rishikimi i dizajneve për gabime para se të publikohen ose printohen

Kualifikimet:
- Të jeni i/e motivuar, kreati/e dhe fleksibil/e
- Aftësi të forta të dizajnit grafik
- Njohuri të qëndrueshme të dizajnit dhe parimeve vizuale
- Njohuri në programet dhe teknologjitë e dizajnit si InDesign, Adobe Illustrator dhe Photoshop janë obligative 
- Aftësi në adobe After Effects & Premiere Pro janë përparësi
- Njohja e gjuhës angleze
- Aftësi analitike
- Vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi të menaxhimit të kohës
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi
- Aftësi për të punuar në mënyrë metodike dhe për të përmbushur afatet e përcaktuara
- Aftësi për të vlerësuar zgjedhjet në mënyrë kritike, duke pasur parasysh nevojat e klientit
- Shkathtësi për rkyerjen e shumë detyrave dhe aftësi për të punuar nën presion.

Edukimi dhe përvoja e punës:
- Portfolio e demonstruar që tregon aftësi creative, dizajnuese dhe softuerike
- Preferohet diploma ose certifikatat në drejtimet komunikim vizuel ose dizajn grafik
- Minimumi 1 vit përvojë në dizajn grafik

Nëse plotësoni kriteret e lartëshënuara, ju lutem të paraqisni CV-në dhe portfolion tuaj në [email protected] duke cekur pozitën e punës për të cilën aplikoni.

Duke ju falenderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listen e ngushtë do të ftohen në fazat e më tejme të rekrutimit.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme