Detajet

Infermier

62 Pozita
Industria:
Kujdesi Mjekësor
Lloji i Punës:
Projekt / Sezonale / Specifike
Paga:
400-500€ Bruto
Lokacioni:
Tjetër
Edukimi:
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 July 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Shëndetësisë
Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health
Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division
SHPALLJA E REKRUTIMIT (Kontratë për shërbime të veçanta)


Institucioni:                                         Ministria e Shëndetësisë
Titulli i vendit të punës:                    Infermier (62 pozita)
Koeficienti / Paga:                             422.00 euro; 
Vendi i Punës:                                    Institucione Shëndetësore në Republikën e Kosovës
Afati i kontratës:                               Me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për muaj



Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në mbështetje të stafit mjekësor dhe qytetarëve në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19), në pajtim me Manualin e Qeverisë;
- Reagon ne mënyre efektive për te papriturat ose ndryshon situatën me shpejtësi;
- Praktikon ne përputhje me kodin etik, komunikon ne mënyrë efektive me individin/pacientin apo familjen dhe ofron kujdes te standardit te larte dhe dokumenton punën e bere;
- Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
- Të jetë i/e kujdesshëm në evidentimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
- Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri;
- Të ofrojë asistencën teknike dhe profesionale pacientëve, në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme;
- Të informojë përgjegjësit për të gjitha aktivitetet gjatë ndërrimit;
- Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale;
- Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
- Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë.

Shkollimi i kërkuar: Baiçellor i Infermierisë ose Diploma e Shkollës së Mesme e Mjekësisë dhe Licenca e Punës;


Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Aftësi të mjaftueshme që lidhen me nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore;
- Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
- Kandidatët me gradën më të lartë  në infermieri, dhe përvojën më të gjatë nga koha e licencimit do të kenë përparësi;
- Në kushte të barabarta, kandidatët të cilët kanë punuar si vullnetar në kohën e pandemisë do të kenë përparësi.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 16.06.2020 deri 22.06.2020
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma dhe Licenca), të skanuara, dergohen në imell adresat: [email protected] dhe [email protected] ; Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës, numri i referencës dhe nr. i kontaktit. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.


Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme