Detajet

Infermier

5 Pozita
Lloji i Punës:
Projekt / Sezonale / Specifike
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Patenta e shoferit:

Deadline:
18 August 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Komuna e Prizrenit / Opština Prizren – Prizren Belediyesi
Nr: 01-111-72170
Dt: 04.08.2020
 
Në bazë të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Prizrenit, shpall:
 
 Titulli i pozitës së punës: Infermier
 Lloji I vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha provuese 6 muaj)
 Koeficienti: H-53
 Numri I Ekzekutuesve: 5


DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
  - Gjatë orarit të ditës apo gjatë kujdestarisë është i/e obliguar të dijë saktë numrin e klientëve dhe gjendjen shëndetësore të tyre në repartin ku ai/ajo punon si dhe të bëj evidentimin e tyre në raportin ditor dhe të raportoj te infermieri përgjegjës i repartit.
- Ka përgjegjësi në mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të klientëve, shpërndarjen e terapisë së rregullt eventuale sipas përshkrimit të mjekut apo neuropsikiatrit dhe evidentimin e tyre.
- Bën pastrimin dhe lidhjen e plagëve si dhe evidentimin e tyre.
- Është përgjegjës për higjienën personale të klientëve, repartit dhe për veshmbathjen e tyre, po ashtu ka për detyrë ti përcjell klientët gjatë shujtës së ushqimit.
- Punon ngushtë me mjekun dhe neuropsikiatrin, kryeinfermierin dhe infermierin përgjegjës duke raportuar mbi gjendjen shëndetësore dhe ndryshimet eventuale rreth klientëve ;
- Punon në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejt me mjekun, kryeinfermierin, infermieret përgjegjës të reparteve, punëtoren sociale dhe profesionistët tjerë në përmirësimin e gjendjes së pacientëve përmes aktiviteteve rehabilituese dhe rekreative;
- Bën transportin e klientëve jashtë institucionit për shërbime tjera mjekësore sipas përshkrimit të mjekut;
- Ka përgjegjësi në përshkrimin e raporteve ditore dhe raporton tek infermieri përgjegjës, kryeinfermieri dhe mjeku për punën dhe aktiviteteve gjatë 24 orëve
- Përgadit raporte javore, mujore dhe vjetore;
- Bashkë me stafin tjetër gjatë ndërrimit përgatit dhe servon ushqimin për klientët;

Kushtet:
Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme, infermierisë ose Fakulteti i infermierisë
Përvojë pune së paku 6 muaj ose praktika profesionale e kryer

Shkathtësitë e kërkuara: 
- Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim, 
- Aftësi dhe shkathtësi profesionale, 
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore, 
- Posedimi i patentshoferit (e preferueshme) 
- Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar:
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Ekstrakti i lindjes
- Dy - rekomandime ( nëse keni )
- Diploma e Shkollës së mesme (kopja e vërtetuar)
- Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 04.08.2020 deri më datën 18.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 –16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme