Detajet

INFERMIER/E I/E LICENCUAR

Pozita
APPK
Industria:
Medicinë
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Tjetër
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Gjermane
Patenta e shoferit:

Deadline:
03 October 2021

Përshkrimi

Ftesë:           FTESË PËR APLIKIM, Pro 213_092021 , Për infermier - niveli Bachelor
Programi:     PËRSHTATJA E KUALIFIKIMIT DHE PUNËSIMI, në profesionin
INFERMIER/E I/E LICENCUAR - “PËRKUJDESËS/E PROFESIONAL/E”

APPK- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë dhe Creatio Gruppe GMBH nga Gjermania , vazhdojnë aktivitetet, për të bërë përzgjedhjen dhe përgatitjen e 10 kandidatëve të rinjë nga Kosova për vitin 2021/2022, për programin: “Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin “Perkujdesës/e profesional/e ndaj të moshuarve” (Altenpflegefachkraft).

Rekrutimi (përzgjedhja) realizohet në atë formë ku kandidati i interesuar fillimisht aplikon, më pastaj zhvillohen bisedat prezantuese në APPK, në bashkëpunim edhe me partnerin CREATIO , për t’u vlerësuar se a ka përputhshmëri të mjaftueshme në mes të profilit të kandidatit dhe profilit të vendit të punës, prandaj:

Nëse Ju:
-
Keni të përfunduar studimet Bachelor në Infermieri;
- Posedoni Licencë pune, apo jeni në përfundim të saj;
- Posedoni njohuri të gjuhës Gjermane, apo jeni të gatshëm të mësoni atë deri në nivelin B1,
- Në planet e Juaja jetësore keni motivim dhe synim për t’u punësuar në Gjermani, atëherë:

Ju ofrohet:
- Mësimi i mëtejme i gjuhës Gjermane në Kosovë
(aq sa ju mungon), deri në Nivelin B1, përfshirë edhe testimin, duke llogaritur që 50% i investimit Tuaj financiar për mësimin e gjuhës Gjermane, do të iu kthehet (rimbushet) nga Punëdhënësi, në javën e parë të shkuarjes në Gjermani.

Pas shkarjes në Gjermani, përgjatë 6 muajve të parë:
- Vijimi i kursit B2;
- Trajnim profesional;
- Disa ditë Punë Praktike si ndihmës infermieri, me rrogë 100% të një ndihmësi;
- Vendbanimi i siguruar nga Punëdhënësi por i vetëfinancuar;

Pas gjashtë muajsh, nënshtrimi i provimit profesional për “Infermier i Diplomuar (Përkujdeses Profesional)” si dhe Testimi në B2;
- Pas licencimit, garantimi i Kontratës se punës si Infermier i Licencuar (Përkujdeses Profesional).

Të Interesuarit për aplikim, ftohën ti dërgojnë aplikimet e veta duke përfshirë: Letrën Motivuese, CV-në, Kopjen e Diplomës, Kopjen e Licencës (nëse e keni marrë) si dhe ndonjë certifikatë të gjuhës Gjermane (nëse e posedoni, por jo domosdoshmërisht).

Të gjitha këto: Në adresën [email protected] me subjekt “Aplikimi_Pro 213-092021“, më së largu deri me datën 03.10.2021.
Ju mirëpresim, Stafi APPK
Tel. +383 (0) 38 554 155, Mob. +383 (0) 44 50 76 28, Rr/Str. Rexhep Krasniqi nr. 59, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, www.appk.org, www.facebook.com/appkorg

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme