Detajet

Infermierë në NJSHB – BSL Gërdovc

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Podujevë
Edukimi:
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
30 July 2020

Apliko

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:


              SHPALLJA E KONKURSIT


Institucioni:        Ministria e Shëndetësisë 

Departamenti:    Departamenti Shëndetësor i Burgjeve        

Titulli i punës:    Infermierë, në NJSHB – BSL Gërdovc, një (1) pozitë, me afat të pa caktuar;

Orari i punës:     Orar të plotë) 40 orë në javë

Koeficienti:         H – 471/1

Mbikëqyrësi:       Kryeinfermieri i NJSHB-së

Nr. i Referencës: MSh-13/06/2020


Detyrat dhe përgjegjësitë:

1.Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.

2.Të bashkëpunojë me stafin dhe menaxheret e  institucionit.

3.Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e institucionit si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.

4.Mbikëqyret dhe i raporton Kryeinfermierit te burgut.

5.Të jetë e kujdesshme me evidencimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në institucion gjatë ndërrimit të tij/saj. Dosjet ti ruaj  me kujdes dhe ti vendos  në vendin e vet.

6.Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri.

7.Të bëjë triazhën e pacientëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme për institucion.

8.Të bëjë shpërndarjen e terapisë me kujdes dhe në mënyrë precize sipas përshkrimeve dhe vazhdimisht të mbajë evidencë për marrje ose mosmarrje të terapisë.

9.Të jetë syri dhe dora e mjekut në kontakt me pacientin ( të përcjell gjendjen shëndetësore dhe ndikimin e terapisë si dhe aspektin psikologjik dhe ndryshimet në këtë drejtim).

10.Të kryej të gjitha shërbimet e parapara me rutinë ose që i urdhërohen nga kryeinfermieri ose  mjeku përgjegjës i burgut si dhe të jetë në gjendje të reagojë në mënyrë profesionale gjatë sfidave të reja dhe të pa parapara.

11.Të informojë përgjegjësin e vetë për të gjitha aktivitetet rutinë dhe jo rutine  që ndodhin gjatë ndërrimit dhe atë me shkrim.

12.Asnjëherë mos të mungojë në punë për çfarëdo arsyeje pa e informuar përgjegjësin e vet për shkak të specifikës së punës si dhe çdo herë të jetë i mundur komunikimi me të në rast nevoje.

13.Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale  njëjtë si në sistemin shëndetësor civil.

14.Vazhdimisht të aftësohet në aspektin profesional në raport me zhvillimet në mjekësi dhe të marrë pjesë në mënyrë të obliguar në trajnimet e organizuara në institucion dhe jashtë tij.

15.Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit.

16.Të jetë i gatshëm që të punoj edhe jashtë orarit në rast të krizave dhe nevojave të jashtëzakonshme  të burgut.

17.Asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat.

18.Çdo mosmarrëveshje dhe raportim ta kryejë përmes kryeinfermierit dhe mjekut përgjegjës të burgut.


Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

•E domosdoshme përgatitja shkollore për infermieri;

•Licenca për punë, valide;

•Së paku gjashtë muaj përvoje pune profesionale, e dëshmuar.

•Të ketë aftësi profesionale dhe komunikuese.


Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: 

-Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave

-Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

-Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit:  30.06.2020 deri 14.07.2020

-Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dokumentet te  gjitha ne kopje  dhe nuk kthehen . Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.


-Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.


Shiko Konkursin


Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008

Punë të Ngjajshme