Detajet

Këshilltar/e i Përgjithshëm/Sekretar/e i Ndërmarrjes

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
23 July 2020

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitat e Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrja Publike Lokale "Prishtina Parking” Sh.A. Prishtinë, shpall:

KONKURS
Për pozitën:
I.Këshilltar/e i Përgjithshëm/Sekretar/e i Ndërmarrjes

Kualifikimi dhe përqatitia profesionale:
•Kandidati duhet të ketë diplomë në fushën e Fakultetit Juridik (Jurist i diplomuar ose Master në shkenca Juridike);
•Të posedoj së paku pesë (5) vite përvojë profesionale nga fusha e qeverisjes, korporatave ose të drejtës së shoqërive tregtare;
•Të plotësoj kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1. si dhe të plotësoj kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2. pikat (d), (f), (j), (k), (I), të ligjit nr. 03/L-087 të ndërmarrjeve publike dhe plotësim ndryshimit të ligjit për ndërmarrjet publike nr. 04/L-111 neni 13;
•Të posedoj njohuri të punës me kompjuter;
•Provimin e Jurisprudencës;
•Njohja e gjuhës angleze;

Detyrat dhe përgjegjësite:
•Shërben si Sekretar i Bordit të Drejtorëve dhe është pikë qëndrore e Komunikimit me Komisionin Komunal të Aksionarëve mbi funksionimin e ndërmarrjes NPL “Prishtina Parking” Sh.A.
•Të siguroj përcjelljen e procedurave nga Bordi, ku bëjnë pjesë organizmi i takimeve të Bordit, Komiteteve të Bordit dhe Aksionarëve dhe në bashkëpunim me Kryesuesin e Bordit bën përgatitjen dhe shpërndarjen e rendit të ditës.
•Të mbajë procesverbalin e takimeve dhe ti shpërndaj ato tek Drejtorët dhe Komisionin Komunal të Aksionarëve.
•Të mbajë procesverbalin e secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit (nëse nuk kërkohet ndryshe nga Kryesuesi i tyre) dhe ti regjistroj ato në librin e protokollit.
•Vepron si agjent i ndërmarrjes për pranimin e njoftimeve, të bejë sigurimin e rrjedhjes së mirë të informatave brenda Bordit, Komiteteve të tij dhe në mes të Bordit dhe Menaxherëve të lartë të ndërmarrjes.
•Këshillat dhe shërbimet e Sekretarit të ndërmarrjes duhet të jenë në dispozicion të të gjithë Drejtorëve të Bordit dhe duhet të siguroj që ato përputhen me procedurat e Bordit.
•Mirëmban regjistrat e të dhënave të ndërmarrjes,
•Percjell ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen duke informuar Bordin dhe Menxhmentin e ndërmarrjes për ndryshimet si dhe përgatit udhëzime të nevojshme për Menaxhmentit në ndërmarrje.
•Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse, siç mund të kërkohet për ligjin për ndërmarrjet publike ose nga statuti i ndërmarrjes.
•Koordinon me KE-në përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve. Merret me qështje tjera të qeverisjes së ndërmarrjes sipas nevojës.
•Kohëzgjatja e punësimit, të drejtat dhe obligimet përcaktohen me kontratë punësimi në kohë të caktuar për tri (3) vite me mundësi vazhdimi.

Procedura e Konkurrimit
Kandidati-ja për pozitën Këshilltar/e i Përgjithshëm/Sekretar/e i Ndërmarrjes duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:
•Aplikacionin;
•CV-në e Aplikantit;
•Lista kontrolluese (checklist):
•Dëshminë e Shkollimit (Fakulteti Juridik);
•Dëshminë për Përvojën e Punës (Trusti pensional);
•Referenca si dhe certifikatat tjera profesionale;
•Letër motivimin;
•Deklaratën nën betim (merret nënshkruhet me rastin e dorëzimit të dokumentacionit);
•Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se tre (3) muaj);
•Kopjen e dokumentit të identifikimit;
•Deklarata nën betim.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me 19.06.2020 deri me datën 18.07.2020.
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Qytetare, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme