Detajet

Konsulente e shitjes

1 Pozita
Industria:
Shitje, Shitje Direkte
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 August 2022

Përshkrimi

Kompania Deutschcolor pjesë e DELTA GROUP, sjell në Shqipëri traditën Gjermane 100-vjeçare në prodhimin e bojërave për ambiente të brendshme dhe të jashtme. 

Si rrjedhojë e rritjes së saj të vazhdueshme, Deutschcolor kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e biznesit.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambientin e punës.
Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.

Pozicioni për të cilin mund të aplikoni: Konsulente Shitjeje. 

Kualifikimet dhe Aftësitë:
-
Arsim i mesëm ose i lartë.
- Mosha e preferuar 20-35 vjec
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Të jetë i aftë të punoj në ekip.
- Vendbanimi: Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
T'i njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t'u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim në lidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
- U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
- Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
- Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
- Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
- Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
- Respekton të gjitha politikat procedurat e kompanisë, dhe detyrat tjera te dhena nga mbikqyresi.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën [email protected] 

Me mirësjellje i'u informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, DELTA GROUP.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurtë dhe do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme