Detajet

Kontabilist/e

1 Pozita
Industria:
Finance / Accounting
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
01 September 2022

Përshkrimi

Pozita: Kontabilist/e

CTA Consulting është kompani e specializuar në fushën e Konsulencës dhe Kontabilitetit, e cila është në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Kontabilistit.

Detyrat dhe përgjegjësitë themelore:
-
Menaxhon klientët e tij/saj dhe bën regjistrimet e nevojshme në kontabilitet;
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e departamentit në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit për klientët e kompanisë;
- Ofron këshilla tatimore për klientët;
- Përgatit raporte menaxheriale dhe i prezanton ato te klientët;
- Analizon të gjitha pozicionet e pasqyrave financiare të klientëve;
- Identifikon gabimet e mundshme të regjistrimeve në kontabilitet dhe ndihmon në korrigjimin e tyre;
- Ofron rekomandime për të përmirësuar efikasitetin e punës në kompani;
- Ndihmon ekipin në kontrollimin dhe deklarimin tatimor të klientëve;
- Përgatit pasqyrat financiare për klientët sipas standardeve të kërkuara.

Aftësitë dhe njohuritë:
-
Njohje e mirë e parimeve të kontabilitetit dhe menaxhimit të performancës financiare;
- Njohuri shumë të mirë të paketës microsoft office (sidomos excel) dhe programeve financiare të ndryshme (sidomos QuickBooks);
- Aftësi analitike për zgjedhjen e problemeve;
- Të jetë fleksibil/e në detyrat e kërkuara;
- Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi;
- Të ketë patentë shoferi valide.

Kualifikimi dhe përvoja:
-
Diplomë Universitare në financa, ekonomi apo menaxhment;
- Certifikim në SCAAK si teknik i kontabilitetit, apo të ngjashme;
- Së paku 1 vite përvojë pune në kompani që ofrojnë shërbime të kontabilitetit dhe financave.

Pako e ofertës:
-
Pagë atraktive;
- Sigurim shëndetësor;
- Orari i punës prej 08:30 deri 17:00, nga e hëna deri të premten;
- Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.

Aplikimi:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i zotërojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lartë, janë të mirëseardhur të aplikojnë në emailin: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është data 31.08.2022.
Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme