Detajet

Kryeshef Ekzekutiv i KRU”Mitrovica”Sh. A, Mitrovicë

1 Pozita
Industria:
Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Mitrovicë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Me eksperiencë (>5 Vjet)
Gjuhët:
Patenta e shoferit:

Deadline:
20 September 2021

Përshkrimi

Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen Nenit 21, lidhur me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr. 03/L-087, nenin 13 Ligji Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporatave, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Mitrovica”SHA, me seli në Mitrovicë-Suhodoll, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.08.2021, vendosi të shpall ketë:

KONKURS PUBLIK

Pozita: Kryeshef Ekzekutiv i KRU”Mitrovica”Sh. A, Mitrovicë
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve të KRU”Mitrovica”Sh. A, Mitrovicë
Vendi:Mitrovicë-Suhodoll

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, (ii) i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) (iii) nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse dhe (iv) të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe  kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Përveç këtyre kushteve të përgjithshme kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
-
Kandidati duhet te ketë diplomë universitare në lëmin e administrimit te të biznesit, ekonomisë, financave,inxhinierisë,  apo nga fushë-veprimtaria e ndërmarrjes(së paku 4 vite studimi pas shkollës së mesme),
- diplomat duhet te jenë të nostrifikuara,
- të ketë së paku 5 vjet përvojë punë në menaxhim,
- të ketë integritet të lartë moral e profesional,
- të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim,
- arsimimi dhe eksperienca në fushën e ujërave është përparësi,
- njohja e gjuhëve të huaja është përparësi,
- të mos jetë i dënuar ose nën hetime 

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore:
Funksioni dhe përgjegjësitë kryesore të Kryeshefit ekzekutiv të përcaktuara me Statutin e kompanisë:
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë (KSHE) do të ketë autoritet për të lidh kontratë për Kompaninë, në pajtueshmëri me statutin, këto akte Ligjore dhe ligjin, duke iu nënshtruar vetëm kufizimeve të përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve sipas Statutit te Kompanisë .
Biznesi, detyrat dhe organizimi i kompanisë duhet të kryhet sipas direktivave, mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë së KSHE, në pajtueshmëri me statutin dhe aktet Ligjore të kompanisë dhe vendimeve të Bordit të Drejtorëve. Të gjitha çështjet në lidhje me biznesin e  Kompanisë të cilat nuk janë përgjegjësi të Mbledhjes së Përgjithshme, të Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm do të vendosen nga apo sipas direktivave dhe përgjegjësitë së KSHE.
KSHE do të ketë autoritet të punësoj apo të largoj nga puna zyrtarët dhe stafin e kompanisë, përveç Zyrtarit Kryesor Financiar, Zyrtarin e auditimit të brendshëm dhe Sekretarin e Kompanisë dhe të delegoj autoritetin e tillë tek zyrtarët e tjerë dhe anëtarët e tjerë. Përfshirë  edhe : Zyrtarin Kryesor Financiar,  Zyrtarin e Auditimit të Brendshëm, Sekretarin dhe cilitdo zyrtarë tjetër që Bordi i Drejtorëve në mënyrë specifike mbanë të drejtat të punësoj apo të largoj, ky mund të punësohet apo të largohet vetëm nga Bordi i Drejtorëve.
KSHE gjithashtu duhet të:
- Këshillon dhe asiston Bordin e Drejtorëve në përcaktimin e strategjisë së kompanisë si dhe planet e saja strategjike afatgjata;
- Propozoj Bordit të Drejtorëve kandidat të përshtatshëm për punësim si ZKF dhe Sekretarë, duke sugjeruar së paku dy (2) persona për secilën pozitë;
- Dorëzon, sipas përgjegjësive e tij  Bordit të Drejtorëve drafte të dokumenteve që parashikohen me Statut te Kompanisë;
- T’i ofroj kurdo që të jetë e nevojshme, dhe së paku një herë në tre muaj, Bordit të  Drejtorëve raporte për transaksionet kryesore të ndërmarra nga kompania dhe për vendimet kryesore të ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me udhëheqjen e biznesit dhe të punëve të Kompanisë;
- T’i dorëzoj, nën përgjegjësin e tij/saj, Bordit të Drejtorëve dokumente, letra dhe informacione në lidhje me të gjitha çështjet e përfshira në agjendën e mbledhjeve të tij;
- T’i propozoj Bordit të Drejtorëve shenja adekuate për matjen e performancës së kompanisë, si dhe t’i ofroj Bordit rregullisht- e së paku çdo tre muaj - raportet e matjes së performancës së Kompanisë kundrejt shenjave të tilla;
- Të themeloj dhe rishikoj strukturën organizative të kompanisë, si dhe alokimin e fuqisë vendim-marrëse të kompanisë, si dhe të fuqisë të ndërlidhjes në mes të udhëheqësve dhe të punësuarve në kompani;
- T’i ofroj Komisionit të Auditimit të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohet;
- T’i ofroj Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohet nga ky i fundit; dhe
- Të marrë pjesë në të gjitha Mbledhjet e Përgjithshme.

Ndërsa detyrat specifike, autoritetet dhe përgjegjësit e KE janë:
- Të menaxhojë dhe organizojë përgatitjen e planeve pasuese dhe propozimet si dhe prezantimin e tyre në Bordin e Drejtorëve:
- Përgatitë propozimin për tarifa të Kompanisë për ARRU-në,
- Përpilon Planin ekonomik bazuar në principet e shpenzimeve. Planifikimi duhet të përmbajë të hyrat e pritura, shpenzimet e bëra dhe planifikimin vjetor të investimeve dhe burimin e financimit, duke përfshirë huamarrjen, nëse është e mundur.
- Planin e biznesit, i cili ka nënndarjen  në tepricat vjetore (bilanci pozitiv) dhe planifikimi i parashikuar i menaxhimit të aseteve. Skema organizative e të punësuarve të jetë pjesë e planit të biznesit.
- Planin e parashikuar pesë vjeçar të financave. Si bazë për planin pesë vjeçar të financave, duhet të planifikohet (skicohet) programi i investimeve. Plani afatgjatë i financave duhet të prezantohet në Bordin e Drejtorëve së bashku me planin e biznesit. Plani financiar duhet të jetë i punuar në baza vjetore.
- Raporti vjetor i biznesit përfshirë edhe raportin vjetor të llogarive Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike.
- Propozimet tjera të bëra nga Bordi i Drejtorëve ose të bazuara në vendimet e KSHE.
- Të organizoj dhe planifikojë studime të ndryshme dhe të planifikoj aktivitete të nevojshme me qëllim të funksionimit të suksesshëm të kompanisë. Kjo mund të përfshijë planifikimin e investimeve, specifikat teknike, dokumentet e ofertave, prokurimit, inspektimit, indeksin tarifor, kontrollin e kualitetit të shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, menaxhimin e resurseve njerëzore, administrimin financiar, aktivitetet ligjore, marrëdhëniet publike, informimin teknologjik etj.
- Të menaxhojë dhe mbikëqyrë planifikimin dhe zhvillimin detal të strukturës organizative të kompanisë.
- Në bazë të aprovimit të Bordit të Drejtorëve, të caktojë menaxher shtesë  funksional apo gjeografik te kompanisë, nëse kjo  ndarje e përgjegjësisë do te përmirësojë veprimtarinë e Kompanisë.
- Të konfirmojë  përshkrimet detale të detyrave të punës  të Drejtorit Financiar dhe Sekretarit,  Aprovimi final i përshkrimit të punëve do të bëhet nga ana e Bordit të drejtorëve.
- Të bëjë nominimin (propozimin) emërimin  e stafit menaxherial (Drejtorit financiar dhe  Sekretarit te kompanisë ) për aprovim në/nga Bordi i Drejtorëve.
- Të diskutojë me stafin menaxherial për planet e punës vjetore të tyre dhe qëllimet e punës dhe përcjellë realizimin e tyre.

KSHE i Kompanisë ka obligim mirëbesimi ndaj Kompanisë.  Aty ku duhet, kjo detyrë mirëbesimi përfshin detyrat si vijon:
(a)               të veprojë në mirëbesim për të mirën e Kompanisë;
(b)               të ushtrojë kompetencat e dhëna në përputhje me interesin më të mirë të Kompanisë;
(c)               të kushtojë vëmendjen e duhur çështjeve mbi të cilat merr vendim;
(d)               të shmangë dhe të bëjë te ditur konfliktet ekzistuese dhe të mundshme të interesit mes interesave të tij vetjake dhe atyre të Kompanisë;
(e)               të ushtrojë kujdes dhe aftësi të arsyeshme në kryerjen e këtyre funksioneve; dhe
(f)                të trajtojë si konfidenciale gjithë informacionet e marra gjatë kryerjes së detyrës.
       Raporton para: Bordit të Drejtorëve

Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

Procedura e aplikimit:
Aplikacioni duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
- CV-ja (Biografia),
- Kopja e letërnjoftimit,
- Letër motivimi,
- Deklarata nën betim
- Diplomën e fakultetit – kopje e noterizuar,
- Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më te vjetër se 6 muaj
- Dëshmitë e përgatitjes profesionale,
- Dëshmitë e eksperiencës në punë

Aplikacionet mund të merren në drejtorinë e  Kompanisë ose në ueb -faqen e Kompanisë . Aplikacionet dhe dokumentet përcjellëse duhet të dorëzohen të mbyllura  në Zyren e Administrates.

Konkursi do të jetë i hapur 30 ditë nga dita e publikimit.
KRU”Mitrovica”Sh.A.  Mitrovicë-Suhodoll.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme