Detajet

Kryesues i Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Me eksperiencë (>5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
01 July 2020

Përshkrimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

K O N K U R S
Për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit


Sipas Ligjit nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Komisioni Shqyrtues përbëhet nga kryesuesi i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, një anëtar i emëruar nga Autoriteti dhe një anëtar i emëruar nga ofruesi i shërbimeve, i cili ka parashtruar kërkesën për shqyrtim.

Mandati i kryesuesit të Komisionit Shqyrtues:
Kryesuesi i Komisionit Shqyrtues zgjidhet për mandat 3 (tre) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.

Kandidati për kryesues të Komisionit Shqyrtues duhet të plotësojë kushtet si në vijim:
-të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
-të këtë së paku diplomë universiteti  4 (katër) vjeçar ose master;
-të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi  6 (gjashtë ) muaj burgim;
-të ketë integritet të lartë moral;
-të ketë së paku 3 (tre) vjet përvojë pune profesionale.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
-Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
-Letra motivuese;
-Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
-Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës:
-Dëshmia për përvojën e punës;
-Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  15.06.2020,  në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Aplikacionet mund të merren në këto vende:
-Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
-Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-648, 038/211-182  i +383 (0) 44 567-041.


Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.




Galleria