Detajet

Ligjërues / instruktor në Qendrën Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
02 October 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës

Republika e  Kosovës -Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Mbrojtjes                                                         

Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense

Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate


Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:

                                                                             

KONKURS 

Titulli i vendit të  punës:    Ligjërues / instruktor në  Qendrën  Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike

Grada e vendit të punës;    A3

Nr. referencës së vendit të punës;    0560

Vendi;    SHPFSK

 

Detyrat dhe përgjegjësitë
-
Ligjëron  për siguri  dhe mbrojtje kibernetike në kuadër të Qendrës Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike për të gjitha institucionet e Kosovës në fushën e sigurisë kibernetike.
-Zhvillon programin e Edukimit që do të mbahet në Qendrën Kombëtare Trajnuese me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së njohurive profesionale në fushën e mbrojtjes kibernetike. 
-Planifikon dhe koordinon aktivitetet e nevojshme për funksionimin e procesit të trajnimit  dhe aftësimit për fushën e mbrojtjes kibernetike
-Përgatitë materialin e nevojshëm mësimor në formë të prezantimeve, videove, ushtrimeve praktike.
-Të bëjë vlerësimin e aftësive dhe nivelin e njohurive të kandidatëve në formë individuale ose ekipore për fushën e mbrojtjes kibernetike.
-Harton dokumentacionin e nevojshëm për Qendrën Trajnues dhe merr masa për ngritjen e vetëdijes së përdoruesve për fushën e sigurisë kibernetike

 

Proceduarat e konkurrimit;
-
Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

 

Shkollimi i kërkuar
-
Diplomë Universitare (Inxhinieri elektrike dhe kompjuterike , shkencat  matematikore  dhe informatikë) 

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen
-
Përvojë pune në fushën  e menaxhimit të TI-së  dhe sigurisë kibernetike. 
-Trajnime, kurse për  TI, Mbrojtje Kibernetike dhe kurse/trajnime tjera që përkojnë me fushën.
-Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
-Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët; 
-Njohja e gjuhes shqipe apo serbe,
-Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit,
-Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese,
-Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve,
-Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor,  
-Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë, 
-Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune,
-Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip. 
-Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara. 

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;
-
Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.
-Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre.
-Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë.
-Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). 

 

Kohëzgjatja e emërimit  
-Emërimi është me afat të pacaktuar.

 

Data e mbylljes së konkursit
-
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
-Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020
-Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

 

Paraqitja e kërkesave:
-
Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. 
-Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

 

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit. 

 

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së,  apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508. 

 

Galleria

Rreth Kompanisë

Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme