Detajet

Masazhiste (femra)

2 Pozita
Industria:
Medicinë , Sport / Wellness
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
28 January 2021

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Swiss Diamond Hotel”, shpallet:

K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës:
  • Masazhiste (femra)

Kualifikimet arsimore, aftësitë dhe përvoja e punës:
1. Arsimi i lartë profesional / masazhiste e certifikuar / fizioterapeute.
2. Trajnimet / Certifikimet
-Certifikatë për kryerjen e trajnimeve profesionale për masazh.
3. Përvoja e punës
-Mbi 3 vite përvojë të punës si masazhiste në fushën e Wellness-it dhe të SPA-s.
4. Gjuhët e huaja
-Njohuri të mira të komunikimit të gjuhës angleze (komunikim me palët).
5. Njohuri profesionale.
- Shkathtësi të mira profesionale në fushën Wellness & SPA.
- Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe e gatshme për të ndihmuar.
6. Komunikimi
- Aftësi të metodave të komunikimit me njerëz të kulturave të ndryshme.

Detyrat e punës:
Përgjegjëse që përmes teknikave të specializuara të masazhës, të ndihmojë në relaksimin dhe manipulimin e trupit të klientëve; përgjegjëse për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, duke iu rekomanduar trajtime korrigjuese apo reduktimin e ushtrimeve të caktuara; përgjegjëse për përpilimin e planit individual të masazhimit të klientëve dhe caktimin e terminëve;  përkujdeset që gjatë masazhës ti ndihmoj klientët në pushimin e trupit të tyre dhe largimin e dhimbjeve, lehtësimin e stresit dhe sëmundjeve fizike; përkujdeset që gjatë masazhës të studioj historinë fizike të klientit, me qëllim që të përgatisë dhe të aplikojë vajra adekuate të lëkurës.

Orari i punës:
5 ditë punë, 40 orë në javë, dy ditë pushim, pagesë shtesë për punë jashtë orarit, trajnime profesionale.

Mënyra e aplikimit:
Ju lutem të dërgoni CV-n e juaj së bashku referenca, certifikata dhe dokumentacionin tjetër përcjellës, përmes emailit në: [email protected], për të caktuar terminin e intervistës.
Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë. 

Konkursi mbetet i hapur nga data 14 – 28 Janar 2021.  

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme