Detajet

Mbështetës Teknik

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik, Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prizren
Edukimi:
I/e pakualifikuar
Karriera:
Pa eksperiencë
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 July 2020

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës , nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Prizrenit, shpall:

Konkurs pune
Drejtoria e Administratës 
Pozita – Mbështetës teknik
Koeficienti – 6
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha provuese 6 muaj)
Nr. i ekzekutuesve: 4 (katër)

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

- Ofron mbështetje teknike dhe operative për Drejtorinë e Admini stratës. Sektorëve dhe Drejtorive tjera
- Mbështet sektorët e Drejtorisë dhe zbaton rekomandimet e dhëna nga drejtoria;
- Ofron mbështetje administrativo – teknike sipas kërkesave që vijnë nga Drejtoria;
- Asiston dhe lehtëson punën si dhe mban korrespodencë në mes të zyrtarëve, drejtorisë dhe qytetarëve, për qëshjtet që ja përcakton Drejtoria
- Ndihmon në zgjidhjen e çështjeve teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet:
Diplomë e Shkollës së mesme

Shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri në fushën përkatëse të punës,
- I gatshëm të merrë përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij,
- Shkathtësi të mira komunikuese me palët dhe stafin e brendshëm,
- Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar:
- Diploma e Shkollës së mesme (kopja e vërtetuar)
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Ekstrakti i lindjes
- Dy - rekomandime ( nëse keni )
- Certifikata të trajnimeve
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 15.06.2020 deri më datën 29.06.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat

kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo d ëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme