Detajet

Mbështetës teknik - Drejtoria për Inspektorate

1 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror, Specialist / Teknik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prizren
Edukimi:
I/e pakualifikuar
Karriera:
Pa eksperiencë
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 July 2020

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës , nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Prizrenit, shpall:


KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Drejtoria për Inspektorate

Pozita – Mbështetës teknik

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
Koeficienti – 6

Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha provuese 6 muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron mbështetje teknike dhe operative për Drejtorinë e Inspektorateve;
- Mbështet Sektorët e Drejtorisë së Inspektoratit
- Mbështet Drejtorinë e Inspektorateve që ndërlidhen me çështje administrativo – teknike:
- Asiston dhe lehtëson punën si dhe mban korrespodencë në mes të zyrtarëve, drejtorisë dhe qytetarëve
- Ndihmon në zgjidhjen e çështjeve teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës ;
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri profesionale në fushën e Inspektorateve ;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Shkathtësi kompjuterike të programeve (Word, Excel, PowerPoint, Internetit);

Kushtet:
Shkolla e mesme

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 15.06.2020 deri më datën 29.06.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat

kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo d ëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme