Detajet

Mekanik në Ekipin Mobil A të Skuadrës Mobile

1 Pozita
Industria:
Auto / Paisje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Serbo-Kroate
Patenta e shoferit:
C, D

Deadline:
02 October 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës

Republika e  Kosovës -Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Mbrojtjes                                                         

Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense

Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate


Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:

 

KONKURS 

Titulli i vendit të  punës:    Mekanik në Ekipin Mobil A të Skuadrës Mobile

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës;    Grada CS2

Nr. referencës së vendit të punës;    0097

Vendi;    Komanda e Logjistikës

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Këshillon Udhëheqësin e Ekipit për çështje profesionale;
-I përmbahet rregullave dhe orarit të punës;
-Asiston Ekipin në përmbushjen e detyrave rutinore;
-Harmonizon aktivitetet/punën e tij me Udhëheqësin e ekipit dhe mekanikët e tjerë;
-Përgatitja e pajisjeve të punës;
-Ruan inventarin me të cilin punon.

 

Proceduarat e konkurrimit:
-
Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

 

Shkollimi i kërkuar:
-
Diplomë e shkollës së mesme
-Kursi për patentë shofer kategoria C apo D.

 

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
-
Shërbimi paraprak si shofer kategorive për mjete të rënda
-Njohja e gjuhes shqipe apo serbe, 
-Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit
-Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese.
-Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
-Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
-Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
-Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
-Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara. 

 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;
-
Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.
-Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. 
-Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. 
-Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). 

 

Kohëzgjatja e emërimit           
-Emërimi është me afat të pacaktuar.

 

Data e mbylljes së konkursit
-
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
-Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020.
-Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

 

Paraqitja e kërkesave:
-
 Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. 
-Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

 

Kërkesa specifike:
-
  Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit. 

 

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së,  apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508. 

 

Galleria