Menaxher i shitjeve
IMEX po kërkon një Menaxher të talentuar të Zhvillimit të Shitjeve dhe marketingut për t'iu bashkuar ekipit tonë në rritje. Si Përfaqësues i Zhvillimit të Shitjeve dhe marketingut ju do të punoni me njerëz të shkëlqyer të përkushtuar për të dalë me ide të reja, për të zgjidhur çështje dhe për të kërkuar në mënyrë aktive mundësi për t'u përmirësuar.
Përgjegjësitë:
- Kualifikoni drejtimet(leads) nga fushatat e marketingut si mundësi shitjesh
- Kontaktoni klientët e mundshëm përmes telefonatave dhe emaileve
- Prezantoni kompaninë tonë klientëve të mundshëm
- Identifikoni nevojat e klientit dhe sugjeroni zgjidhjet e duhura
- Prezantoni IMEX, dhe demonstroni zgjidhjen softuerike Digital Customs
- Ndërtoni marrëdhënie afatgjatë besimi me klientët
- Kërkoni në mënyrë pro aktive mundësi të reja biznesi në treg
- Raportoni te menaxheri juaj i linjës për rezultatet e shitjeve (javore/mujore/tremujorë).
- Qëndroni të përditësuar me produktet/shërbimet e reja dhe planet e reja të çmimeve/pagesave
- Trajtoni ankesat ose kundërshtimet
- Ndani njohuritë tuaja të marra nga klientët me ekipet e brendshme
Aftësitë:
- Përvojë e dëshmuar e punës si menaxher shitjesh ose rol i ngjashëm
- Kuptimi i matjeve të performancës së shitjeve
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
- Aftësia për të ofruar prezantime tërheqëse dhe demo intro
- Përvojë me mjete të strukturuara të raportimit
- Dëshira për të rritur veten, ekipin dhe kompaninë
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal shqip dhe në anglisht
- Aftësi menaxhuese për të bashkëvepruar me stafin, kolegët, ekipet ndërfunksionale dhe palët e treta. Lojtar i ekipit!
Përfitimet
- Një kompani në rritje ku njohuritë, udhëzimet dhe përpjekja juaj do të kenë një ndikim të prekshëm
- Një kompani e orientuar nga njerëzit me një mjedis pune joformal
- Një theks në ekuilibrin punë/jetë, shëndetin dhe mirëqenien
- Një politikë hibride e punës që lejon mundësitë e punës me kohë të pjesshme nga shtëpia
Rreth organizimit
Ekipi unik i IMEX i ekspertëve të doganave dhe inxhinierëve më të mirë të teknologjisë ,ka zhvilluar zgjidhjen Dogana Digjitale për të automatizuar proceset doganore. Përmes kësaj zgjidhje të bazuar edhe ne Inteligjencën Artificiale ne po ndryshojmë të ardhmen e zhdoganimit të mallrave në import edhe eksport. Duke automatizuar të gjitha proceset e importit dhe eksportit, klientët e IMEX do të përjetojnë kohë më të shpejtë për të depërtuar në treg, do reduktojnë në mënyrë drastike kostot e procedurave të zhdoganimit dhe fitojnë vizibilitet strategjik në operacionet e tyre doganore. Ne po rritemi shpejt dhe gjithmonë kërkojmë talente të reja. Ne vlerësojmë pasionin, inovacionin, vizionin, iniciativën dhe cilësinë, dhe këto shtylla janë çelësi i suksesit tonë të vazhdueshëm.