Detajet

Menaxher në Logjistikë

1 Pozita
AZTECH
Industria:
Shitje Direkte
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
08 June 2020

Apliko

Përshkrimi

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 19 (nëntëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Vushtrri.
 
Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë shitës me orar të plotë; 

Menaxher në Logjistikë



Detyrat dhe përgjegjësitë:  


•       Planifikon dhe menaxhon të gjitha aktivitetet e transportit vendor dhe ndërkombëtar.

•       Përcjellja e gjendjes së mallrave për transport që nga momenti i pranimit të mallit deri në dërgimin e tij tek destinacioni i paracaktuar.  

•       Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve korrekte me klientët, furnizuesit, depoistët dhe transportuesit.

•       Siguron realizimin e aktiviteteve të transportit në përputhje me të gjitha normat për shërbim korrekt ndaj klientit në aspektin kohor dhe kualitativ. 

•       Monitoron dhe mirëmban të gjitha automjetet në pronësi të Kompanisë.

•       Përgatit raporte të rregullta në lidhje me gjendjen e transporteve, gjendjen e automjeteve, konsumin e karburantit dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara. 

•       Identifikon në mënyrë aktive mundësi për të ulur koston e transportit.

•       Kryen të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe servisimin e automjeteve.

•       Përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kompanitë e transportit dhe koordinimi me agjensitë doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit të mallit duke respektuar afatet kohore.

•       Detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi. 


Kualifikimet: 
•       Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë. 
•       Preferohet së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante. 
•       Të jetë metodik, fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve. 
•       Njohuri shumë të mira në kompjuter (paketën MS Office). 
•       Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B).  
•       Kërkohet njohja e Gjuhës Angleze.

Ne ofrojmë: 
•       Orar fleksibil të punës.  
•       Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar.  
•       Mundësi reale të zhvillimit profesional. 
•       Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
•       Pagë konkurruese.


Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/   apo edhe përmes platformës xpuna.

Afati për aplikim deri me datë:05.06.2020.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. 

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2009
Numri Stafit51-200

Punë të Ngjajshme