Detajet

Menaxher në Marketing

1 Pozita
AZTECH
Industria:
Marketing
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
07 June 2020

Apliko

Përshkrimi

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, dhe Lipjan. 
 
Aktualisht Aztech kërkon të rekrutojë:
Menaxher në Marketing
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
·         Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë.
·         Planifikon buxhetin vjetor dhe koordinon të gjitha proceset e nevojshme.
·         Implementon dhe zhvillon strategjitë e marketingut. 
·         Së bashku me Departamentin e Shitjes planifikon fushatat promocionale dhe përcakton kanalet e komunikimit.  
·         Mbikëqyrë kampanjat, publikimet dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë.
·         Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti i kompanisë.  
Kualifikimet:
·         Duhet të ketë së paku të ketë përfunduar fakultetin Ekonomik (Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme). 
·         Së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante. 
·         Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të të dhënave statistikore. 
·         Njohuri të shkëlqyeshme në mediat sociale si dhe web analitics. 
·         Aftësi të shkëlqyera komunikuese, i/e organizuar. kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve. 
·         Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office. 
·         I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale. 
Ne ofrojmë:
·         Orar fleksibil të punës. 
·         Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar. 
·         Mundësi reale të zhvillimit profesional.
·         Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
·         Pagë konkurruese.
 
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/  apo edhe përmes platformës xpuna.
 
Afati për aplikim deri me datë: 05.06.2020.
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2009
Numri Stafit51-200

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme