Detajet

Menaxher Operativ

1 Pozita
Industria:
Menaxhment, Siguria e cilësisë, Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
10 July 2021

Përshkrimi

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.  EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë:

K O N K U R S 
në pozitën
 
Menaxher Operativ

Kandidatët e suksesshëm në këtë pozitë pune duhet të kenë të përfunduar fakultetin ekonomik, në mënyrë specifike degën e menaxhimit, idealisht menaxhimin e operacioneve dhe poashtu të kenë përvojë paraprake në pozitë menaxhuese. Përvoja në menaxhimin e financave është avantazh.

Detyrat  dhe përgjegjësitë tuaja:
- Siguroni udhëheqje efikase për kompaninë
- Merrni vendime strategjike mbi politikat, planifikimin
- Zhvilloni, implementoni, dhe rishikoni politikat e procedurave operacionale
- Ndihmoni Departamentin e Burimeve Njerëzore me rekrutim kur është e nevojshme
- Ndihmoni në promovimin e një culture organizative që inkurajon performancë të lartë
- Mbikqyrni buxhetimin, raportimin, planifikimin, dhe auditimin
- Siguroni që të gjitha dokumentet zyrtare të jenë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore
- Identifikoni dhe adresoni mundësitë e reja
- Krijoni marrëdhënie partneriteti me kompanitë tjera

Profili juaj:
- Të keni të përfunduar fakultetin ekonomik, dega e menaxhimit, idealisht menaxhimit të operacioneve apo ndonjë degë tjetër e ngjashme
- Përvojë në menaxhim, operacione dhe lidership
- Njohuri elementare në financa, përfshirë profitin dhe humbjen, raportimin e balancit, dhe menaxhimin e rrjedhjes së parasë
- Aftësi të ndërtoni raporte të mira me menaxhmentin, kolegët dhe punonjësit
- Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi
- Njohuri bazike e menaxhimit të financave

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në [email protected]. Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu



Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2016
Numri Stafit30-50

Punë të Ngjajshme