Detajet

Menaxher/e i /e Burimeve Njerëzore

1 Pozita
Industria:
Menaxhment, Burime Njerëzore
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze, Gjermane
Patenta e shoferit:

Deadline:
16 May 2021

Përshkrimi

KiKxxl evroTarget shpall konkurs për vend të lirë pune: 

Menaxher/e  i /e Burimeve Njerëzore

Përmbledhja e detyrave të punës
Menaxheri /ja i/e Burimeve Njerëzore udhëheqë dhe drejton stafin dhe funksionet ditore të Departamentit të Burimeve Njerëzore duke përfshirë procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes, administrimin e beneficioneve dhe të drejtave që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi. Menaxheri /ja i/e Burimeve Njerëzore interpreton, ndjek dhe zbaton procedurat dhe politikat e miratuara të BNJ, duke iu ofruar punonjësve asistencën e nevojshme me qëllim të kultivimit të një mjedisi pozitiv të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon me stafin e Departamentit të Burimeve Njerëzore për të siguruar implementimin e të planeve dhe mbarëvajtjen e të gjitha proceseve të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
- Zhvillon dhe implementon strategji, iniciativa, politika dhe procedura të Burimeve Njerëzore në përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë;
- Harton dhe menaxhon planin dhe procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim duke siguruar respektimin e plotë të procedurave të brendshme të rekrutimit;
- Përkrah nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit me resurse njerëzore, përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor;
- Ofron këshilla për të punësuarit dhe menaxhmentin lidhur me çështjet e burimeve njerëzore;
- Shërben si urë lidhëse në mes të menaxhmentit dhe të punësuarve duke trajtuar kërkesat, ankesat por edhe sigurimin e zbatimit të rregullave, përgjegjësive dhe të drejtave përkatëse;
- Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e kandidatëve potencial dhe përcjelljen e zhvillimeve më të reja në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e departamenteve dhe kontribuon në përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës pozitive të punonjësve;
- Mbikëqyrë dhe menaxhon procesin e menaxhimit dhe vlerësimit periodik të performancës;
- Harton dhe siguron implementim të detajuar të planit të trajnimeve të stafit sipas nevojës dhe drejtimit të zhvillimit të kompanisë,
- Menaxhon me procesin e administrimit të beneficioneve dhe të drejtave të punonjësve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi dhe kontrata e punës;
- Menaxhon dhe siguron administrim të plotë, kualitativ dhe konfidencial me dosjet e personelit.
- Përgatit dhe prezanton raporte të ndryshme relevante në baza periodike;

Kualifikimet:
- Kandidati/tja duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative,
- Diplomë Universitare relevante (Administrim Biznesi, Menaxhment, Ekonomi), Diploma Master në Burime Njerëzore dhe trajnime tjera relevante përbëjnë avantazh;
- Të ketë përvojë pune 3 deri në 5 vite në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore;
- Njohuri të avancuara të ligjit të punës dhe ligjeve tjera relevante;
- Shkathtësi të punojë në grup por edhe në mënyrë individuale;
- Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën Angleze dhe Shqipe, njohuria e gjuhës Gjermane është avantazh;
- Shkathtësi të shkëlqyera organizative, aftësi për të prioritizuar, për të menaxhuar me detyra të ndryshme në të njëjtën kohë duke mbajtur përqendrim maksimal në detaje dhe afatet kohore;
- Shkathtësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorë dhe partnerë;
- Shkathtësi për të ndërmarrë veprime me vetiniciativë për të zgjidhur, përmirësuar apo për të evituar probleme eventuale në proceset relevante;
- Njohuri të avancuara në përdorim të Microsoft Office dhe platformave sociale; Përvojë në përdorim të sistemeve elektronike për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore paraqet avantazh.

OFROJMË:
- Kontratë afatgjate dhe punë të sigurt;
- Pagë të lartë dhe bonuse;
- Klimë pozitive në punë me theks të veçantë tek puna dhe bashkëpunimi ekipor;
- Trajnime brenda dhe jashtë vendit;
- Sigurim shëndetësor.

PROCEDURA E APLIKIMIT:
Besojmë se e kemi ngjallur interesimin tuaj?! Atëherë......
- Aplikoni këtu
- Pas shqyrtimit të dokumentacionit, në fazat tjera të rekrutimit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.
Afati i aplikimit është i hapur deri me datë: 16 Maj, 2021

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme