Detajet

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

1 Pozita
Industria:
Burime Njerëzore, Administrativ / Logjistik, Turizëm / Staf Hoteli
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
10 July 2021

Përshkrimi

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës. EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë:

K O N K U R S 
në pozitën
Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

Menaxheri/ja i/e Burimeve Njerëzore planifikon, koordinon dhe drejton funksionet administrative të organizatës. Ai/ajo organizon rekrutimin, intervistimin, dhe punësimin e stafit të ri; konsultohen me menaxhmentin strategjik në lidhje me planifikimin strategjik dhe shërbejnë si lidhje në mes të organizatës dhe punonjësve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikoni dhe organizoni fuqine punëtore të agjensionit duke përdorur talentet e punonjësve në mënyrën më efikase të mundshme
- Shërbeni si urë lidhëse në mes të menaxhmentit dhe punonjësve
- Planifikoni dhe organizoni programet përfituese të punonjësve
- Këshilloni menaxherët tjerë dhe departamentet tjera në lidhje me cështjen e Burimeve Njerëzore
- Koordinoni stafin mbështetës special
- Trajtoni keqkuptimet e stafit duke ofruar zgjidhje optimale dhe efikase

Profili juaj:
- Përfundimi i studimeve në degën e Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, apo ndonjë degë tjetër të ngjashme
- Së paku 3 vite përvojë paraprake pune si Menaxher i Burimeve Njerëzore
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të folur dhe të shkruar
- Aftësi të shkëlqyera interpresonale, negociuese dhe i orientuar në zgjidhjen e problemeve
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe orientim në detaje
- Aftësi të jashtëzakonshme analitike
- Aftësi të prioritizoni detyrat e punës dhe t’i delegoni ato me efikasitet
- Aftësi të ndërveproni me integritet, profesionalizem dhe konfidencialitet
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve mbi punësimin
- Aftësi të përdorni pakon e MS OFFICE

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në [email protected]. Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

Galleria