KONKURS PUNËSIMI
ABI sh.p.k. - është kompani e cila zhvillon aktivitet tregëtar dhe shërbyes në fusha të ndryshme në të gjithë teritorrin e Republikës së Kosovës duke ofruar kushte bashkëkohore për klientët dhe të punësuarit. Si rrjedhojë e zgjërimit të aktiviteteve shpallë të hapura pozita të lira të punës si në vijim:
Pozita e punës:
Merchandiser(e) (5 pozita) – Prishtin, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë
Vozitës(e) me kategori C (2 pozita) – Prizren
Administrator(e) - Prizren
Përshkrimi i Punës (Pozita 1):
- Zbaton planin e realizimit të shitjes;
- Analizon prezencën e produkteve në treg;
- Përcjellë konkurrencën në treg;
- Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë;
- Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes;
- Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes.
Përshkrimi i Punës (Pozita 2):
- Zbaton planin e liferimit të mallit;
- Realizon të gjitha komunikimet me klientë;
- Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes;
- Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes.
Përshkrimi i Punës (Pozita 3):
- Përcjellë gjendjen financiar të kompanive;
- Përcjellë aftësitë shitëse dhe gjendjen financiare të klientëve;
- Mbajtja e dokumentacionit në gjendje të rregullt;
- Realizon të gjitha komunikimet me klientë;
- Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes.
Kualifikimet e kërkuara
- Së paku shkollimi i mesëm i përfunduar
- Përvojë pune sipas pozitës
- Leje të vozitjes të kategorisë B përveç pozitës së 2-të shtesë kategoria C
- Aftësi të mira komunikuese
- Aftësi për të punuar në ekipe
Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund të na kontaktojnë duke derguar te dhenat personale, numrin e telefonit dhe informata mbi pervojen e punës në e-mail adresën e kompanisë:
[email protected].
Konkursi është i hapur deri me 15 Gusht 2021.