Detajet

Mjek Specialist ose Mjek i Përgjithshëm

100 Pozita
Industria:
Kujdesi Mjekësor
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
600-800€ Bruto
Lokacioni:
Tjetër
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 July 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Shëndetësisë
Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health
Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division
   SHPALLJA E REKRUTIMIT  (Kontratë për shërbime të veçanta)
 
I.
Institucioni:                                         Ministria e Shëndetësisë
Titulli i vendit të punës:                    Mjek Specialist ose Mjek i Përgjithshëm (100 pozita) 
Koeficienti / Paga:                              Mjek Specialist: (704.00 euro);  Mjek i Përgjithshëm: (610.00 euro)
Afati i kontratës:                                 Me kohë të caktuar, 3 muaj, me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj 
Vendi i Punës:                                     Institucione Shëndetësore në Republikën e Kosovës
Nr. i Referencës:                                MSh-12/06/202


Detyrat dhe Përgjegjësitë: 
  1. - Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në diagnostifikim dhe këshillim në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19) në zbatim të Manualin e Qeverisë;
  2. - Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
  3. - Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës ne përputhje me simptomatologjinë;
  4. - Referon pacientin tek specialisti i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
  5. - Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
  6. - Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve pa dallim;
  7. - Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial;
  8. - Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore;
  9. - Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë;
  10. - Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave që paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
  11. - Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
  12. - Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe menaxherial stafin teknik dhe mbështetës.
  13. - Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë
 
Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Fakultetin e Mjekësisë, Certifikata e Specializimit nëse ka, dhe Licenca e Punës.
 
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: 
- Të jetë i vetë-motivuar, i përshtatshëm në ekip, dhe i organizuar mirë;
- Aftesi per perkushtim ne detaje si dhe aftësi për të përmbushur afatet strikte;
- Aftësi për të përcaktuar përparësitë në detyra të shumta dhe ne projekte komplekse;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Kandidatët me gradën më të lartë  në shëndetësi, dhe përvojën më të gjatë nga koha e licencimit do të kenë përparësi;

Në kushte të barabarta, kandidatët të cilët kanë punuar si vullnetar në kohën e pandemisë do të kenë përparësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 16.06.2020 deri 22.06.2020
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma dhe Licenca), të skanuara, dergohen në imell adresat: [email protected] dhe [email protected] ; Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës, numri i referencës dhe nr. i kontaktit. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008

Punë të Ngjajshme