Detajet

Online Marketer

2 Pozita
Industria:
Shkenca Sociale, Marketing
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Patenta e shoferit:

Deadline:
19 May 2021

Përshkrimi

Kërkohen studentë për praktikë në pozitën "Online Marketer" me mundësi punësimi në Departmentin e Marketingut në Alba Connect. Konkursi i hapur deri më 31 Maj 2021.

Përshkrimi i pozitës:
Puna ka të bëjë me ideimin, planifikimin, ekzekutimi, analizimin dhe raportimin e kampanjeve të ndryshme të marketingut.

Alba Connect SH.P.K:
- Kompani serioze me bazë stabile në treg
- Kontrata e rregullt në përputhje me ligj
- Paga me korrektësi të plotë
- Pagesa e rregullt e kontributeve dhe pensionit
- Mundësi në ngritje profesionale
- Ambient kreativ i punës
- Staf serioz dhe i respektueshëm

Përgjegjësitë:
- Bashkëpunon me stafin për të gjithë procesin e kampanjeve reklamuese online
- Planifikon strategji të kampanjave në rrjete sociale
- Asiston stafin e dizajnit në projekte të përbashkëta
- Ekzekuton kampanja në Facebook Ads Manager, Snapchat, TikTok dhe Google Ads
- Analizon dhe krahason performancën e kampanjave të mëparshme
- Raporton mbi ecurinë dhe punë e projekteve

Kushtet:
- Kreativitet, origjinalitet dhe vullnet në punë
- Shkathtësi apo njohuri në Firefox, Chrome, Facebook Ads Manager, Snapchat, Instagram, Facebook, Twitter dhe LinkedIn
- Aftësi për të zhvilluar kampanja marketingu nga zero
- Portfolio me punime të deritanishme (e preferuar)
- Shkathtësi të mira komunikuese
- Interesim të mësoj dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë
- Korrektësi dhe mirësjellje në punë

Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe informatat tjera përcjellëse në faqen albaconnect.com

Pas përzgjedhjes së kandidateve, do t'ju lajmërojmë përmes emailit dhe telefonit për datën/kohën e intervistës.
E-mail:  [email protected]
Viber/WhatsApp:  +383 49 97 27 00
Web:  albaconnect.com
Facebook/Instagram:  @albaconnect

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme