Detajet

Pastrues/e

1 Pozita
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e pakualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Patenta e shoferit:

Deadline:
18 August 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Komuna e Prizrenit / Opština Prizren – Prizren Belediyesi

Nr: 01-111-71651
Dt: 04.08.2020

Në bazë të Nenit 8 paragrafi 1 dhe 2, Nenit 10 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-2012, Nenit 17 paragrafi 1 të Ligjit për Teatrot Nr. 04/L-l06 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Prizrenit shpall:

Konkurs
Për stafin administrativ së Teatrit të Qytetit “ Bekim Fehmiu “

 
 Titulli i pozitës : Pastrues/e
 Nr. i pozitave : 1 (një)
 Grada / koeficienti : 5
 I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
 Orari i punës : I plotë 40 orë në javë
 
 Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Pastrimin dhe mirëmbajtjen e pastërtisë, higjienës në të gjitha hapësirat e godinës së Teatrit ( Sallën, skenën, zyret, dhomat, garderobën, dhomën e grimerës, hollin, banjot, ËC-të, dritaret etj).
- Të bëjë kërkesë për material higjienike;
- Tubimin dhe nxjerrjen e mbeturinave nga ambienti, futjen e tyre në qese të posatshme, njerrjen jasht ambientit në vendin e përcaktuar për mbeturina;
- Të kryej edhe punë të tjera të caktuara nga drejtori i Teatrit .

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Duhet të ketë të kryer shkollën fillore;
- Së paku 2 (dy) vite përvojë pune;
- Njohja e punës praktike në pastrimin e hapësirës publike .

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 04.08.2020 deri më datën 18.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 –16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme