Detajet

Përfaqësues i Shitjes (B2B)

1 Pozita
xpuna
Industria:
Juridik / Ligjore, Shitje, Sektori i Sigurisë
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
16 June 2020

Apliko

Përshkrimi

xpuna është kompani inovative me eksperiencë vendore dhe ndërkombëtare e specializuar në shërbime të rekrutimit dhe konsulencës në fushën e Burimeve Njerëzore, e cila përmes platformës xpuna.com synon të ndihmojë punëkërkuesit dhe punëdhënësit të arrijnë suksesin që meritojnë.

xpuna recruitment për partnerin tonë me zyre në Prishtinë është duke kërkuar pozitën:
Përfaqësues i Shitjes (B2B) 


Për ty që din edhe don! Për ty që ke aftësi të mira në shitje dhe prezantim, energji dhe vetëbesim për të punuar me kompani e institucione atëherë kjo mund të jetë puna juaj ideale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndërmerr iniciativa për organizimin e takimeve promovuese me kompani dhe institucione për prezantim/shitje të shërbimeve nga fusha e Sigurisë & Shëndetit në Punë; Shërbime Juridike apo shërbime tjera;
-Realizon vizita, takime, prezantime në kompani të ndryshme me qëllim ofrimin e Shërbimeve të Sigurisë & Shëndetit në Punë.
- Ndërmerr ide dhe planifikon shitjen në kompani dhe institucione të ndryshme;
- Analizon prezencën e shërbimeve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun) dhe përcjell aktivitetin e promocioneve, analizon dhe matë efektet e shitjes/promovimit para, gjatë si dhe pas promocionit;
- Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e pakove të trajnimit dhe shërbimeve të tjera në fushën e edukimit.

Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante; Trajnime /Certifikatë në fushën relevante (E preferueshme)
- Së paku dy (2) vite përvojë pune; 
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
-  Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
- Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
- Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
- Të jetë fleksibil dhe kreativ
- Lejen e vozitjes (B)

Si të aplikoni? 
Të gjithë kandidatët e interesuar, ju lutem të aplikoni përmes platformës xpuna.com dhe butonit “APLIKO” i cili gjendet lartë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2020
Numri Stafit1-10

Benefitet

  • - Pagë Konkuruese
  • - % në shitje
  • - Avancim në Karrierë
  • - Trajnime

Punë të Ngjajshme