Detajet

PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E

2 Pozita
Industria:
Medicinë
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Lipjan
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze, Serbo-Kroate
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
11 August 2021

Përshkrimi

NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:

2 PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E
Lokacioni i Zyreve NELT L.L.C: Lipjan

Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Aranzhimi i takimeve me mjekë dhe farmacistë për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe;
- Bën prezantimin e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike para mjekëve, farmacistëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore;
- Përcaktimi i propozimeve për përmirësimin e strategjive të biznesit në vendin e punës;
- Është përgjegjës/e për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga Menaxheri/ja i/e Departamentit;
- Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit;
- Përgadit dhe paraqet raportin e shitjës dhe të dhënat e arriturave në baza javore dhe mujore;
- Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
- Së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur pjesëmarrjën e produkteve të kompanisë në treg;

Kualifikimet e kërkuara:
-
Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë.
- Përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezantim të produkteve farmaceutike dhe/apo parafarmaceutike;
- Njohja e gjuhës angleze dhe serbo-kroate konsiderohet si përparësi;
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Si të Aplikoni
NELT L.L.C është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected]. Afati i aplikimit është deri me datën 11 Gusht 2021 ora 17:00.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme