Detajet

Përgjegjës i Shitjes

1 Pozita
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Me eksperiencë (>5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
07 October 2022

Përshkrimi

KONKURS  PUNE

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm dhe në një mjedis stimulues të punës, Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” SH.A., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:

Përgjegjës i Shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Të hartoj dhe implementoj strategjinë e përgjithshme të shitjes në përputhje me objektivat e biznesit duke e detajuar atë në plane mujore veprimi;
- Të hartoj dhe monitoroj planin vjetor të shitjeve duke detajuar aktivitetet e vitit;
- Të hartoj buxhetin vjetor të shitjeve si edhe të kryej ndjekjen e tij deri ne realizim;
- Të përgatis politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
- Të përgatis plane veprimi për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikoj mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja;
- Të përgatis analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësisë së klientit në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut;
- Të udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut;
- Të ruaj marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
- Të propozoj dhe përgatis oferta të personalizuara për klientët;
- Të komunikoj kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të kontratës;
- Të negocioj me klientin për termat dhe kushtet, të mbyll kontratën dhe të informoj klientin për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës;
- Të ndjek zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
- Të plotësoj raportin e klientëve dhe mjeteve informuese ne bashkëpunim me Departamentin e Marketingut
- Të bashkëpunoj me departamentet e tjera të kompanisë sipas nevojës;
- Të përgatis oponencën për elementet e funksionalitetit të projekteve;
- Të kryej takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;
- Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës etj;
- Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë;
- Të ruaj informacionin konfidencial;
- Të zbatoj detyrat që i caktohen nga eprorët në çdo rast;

Kualifikimi dhe përvoja
-
Diplomë Universitare
- Përvoja e mëparshme së paku 5 vjeçare në institucione financiare;
- Shkathtësi komunikuese, organizative;
- Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
- Njohja e gjuhës angleze ka përparësi;
- Patent shoferi, kategoria B

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni) ose përmes rrjetit social Linkedin.

Aplikimi është i hapur deri më 7 tetor 2022, ora 16:00.
Vetëm kandidatët që do të hyjnë në rrethin e ngushtë ftohen në intervistë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme