Detajet

Portoarkatar/e

1 Pozita
Industria:
Finance / Accounting
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Gjakovë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
04 March 2021

Përshkrimi

Kompania  Rajonale e Ujësjellësit Gjakova,Sh.A , duke u bazuar  në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 4 paragrafi 1,2,3,4,5 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/ 2017 për Rregullimin e Procedurave  të konkursit në Sektorin Publik  shpall :                                                

K O N K U R S

Titulli I vendit të punës- Portoarkatar/e (Fsh.Skivjan)
Numri i pozitave:
1 (një)
Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :
- Kryen arkëtimin  në para të  gatshme në llogari të Kompanisë nga konsumatorët
- Asistimi në procesin e faturimit dhe inkasimit
- Bënë arkëtimin e mjeteve nga punëtorët inkasant
- Ben dorëzimin e përditshem të mjeteve të arketuara te Udh. e Nj. ne arken kryesore
- Ben komunikimin me konsumator sa më  transparente, të qartë dhe efikas
- Si dhe detyrat tjera të cilat (mëtutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi. 

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale:
- Përgatitja profesionale/Shkollore- Shkolla e Mesme
- Preferohet provoja e punës 1 vjeçare  që ndërlidhet me pozitën  apo të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Preferohet njohja e punës me kompjuter ( Microsoft office ).
- Vërtetim nga gjykata që nuk është   nën hetime. 

Paga mujore: Sipas Rregullores.

Informata të përgjithshme :
- Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët  që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
- Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Procedura për aplikim-   Aplikacioni ( formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në ueb-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkëngjiten: 1. kopja e letërnjoftimit 2. Certifikata e lindjes, 3.CV-ja 4. Letër Motivuese/ kërkesë për punësim 5. kopjet e dokumentacionit të kualifikimit( kopja e noterizuar), si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. 

Afati i konkurrimit është nga data:  18/02/2021 deri me  04/03/2021. Adresa e zyrës Rr”UÇK”Nr.7,50000-Gjakovë- Kosovë.

Vërejtje:  Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e  fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, ndërsa  aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen .

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme