Detajet

Praktikante

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
Student
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
12 July 2020

Apliko

Përshkrimi

AB & Associates zyre e specializuar ligjore shpall konkurs për pozitën (1) Praktikante administrative (me pagesë).

Detyrat & Përgjegjësite
- Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, memove, formularëve, si edhe mban agjendën e përditshme;
- Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve administrative, komunikatave;
- Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike.
-Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
-Ndihmon në administrimin e korrespondencave të supervizorit duke përfshirë regjistrimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e përshtatshme të saj;
-Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.
-Bën regjistrimin dhe mban evidencën e materialit të punës.

Kualifikimet e kërkuara:
Kandidati/ja duhet të jetë student në vitin e fundit apo i/e diplomuar në Fakultetin  Juridik ose fusha të tjera të ngjashme;
-Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
-Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
-Shkathtësi të mira të komunikimit;
-Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
-Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
-Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.

Benefitet nga Praktika:
-Përgatitje për tregun e punës
-Ambient dinamik dhe miqësor të punës;
-Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen brenda Kolegjit pa pagesë;
-Krijimi i kontakteve/rrjetit profesional që mund të ju shërbej në të ardhmen
-Dhënien e dëshmisë për përfundimin e praktikes profesionale;

Praktika zgjatë 3 muaj, varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/ës do ti ofrohet mundësi punësimi.

Të gjithë të interesuarit për aplikim të aplikojnë përmes platformës xpuna.com dhe butonit “APLIKO”.
Afati i fundit për aplikim: 1 Korrik 2020

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2016
Numri Stafit1-10

Punë të Ngjajshme