Detajet

Praktikante/Asistente e Koordinatorit

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik, Turizëm / Staf Hoteli, Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
10 July 2021

Përshkrimi

Agjensioni rekrutues PUNSOHU EU brenda saj ka themeluar si subjekt biznesor Agjensionin Turistik EU TRAVEL SH.P.K. Ky subjekt do ketë selinë e vet në çdo qytet të Republikës së Kosovës.  EU TRAVEL SH.P.K momentalisht është duke konsoliduar stafin e vet profesional, dhe në këtë kontekst shpall këtë:

K O N K U R S 
në pozitën

Praktikante/Asistente e Koordinatorit

Asistentet e Koordinatorit performojnë detyra administrative për të mbështetur aktivitetet operacionale të Koordinatorëve. Asistentet përpilojnë raporte, mbajnë shënime mbi shpenzimet e projekteve, organizojnë takimet dhe vendosin të dhënat në sistem.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Komunikoni me klientët dhe punëdhënësit në lidhje me specifikat dhe kërkesat e projekteve
• Bashkëpunoni dhe mbikqyrni ekipet speciale që merren me buxhetimin dhe alokimin e fondeve
• Delegoni detyrat tek pjesëtarët e ndryshëm të ekipit
• Ndihmoni koordinatorin në menaxhimin e orareve në lidhje me implementimin efikas të projektit
• Bëni kërkesa mbi ndryshimet e nevojshme që duhet të bëhen në projekte
• Organizoni përfshirjen e palëve të treta
• Mblidhni dhe vlerësoni reagimet e klientëve në lidhje me shërbimet

Profili juaj:
• Aftësi të mira komunikimi në të folur dhe shkruar për të kuptuar specifikat e projekteve
• Jepni sqarime mbi projektet tona tek klientët dhe palët e treta
• Orientim në detaje për të identifikuar të gjitha specifikat e projekteve
• Aftësi të zgjidhni problemet dhe të ofroni korrigjime të shpejta dhe në afat të shkurtër
• Gjykim i përpiktë për të adresuar cështje të ndryshme mbi projektet
• Menaxhimin i kohës që të performohen të gjitha detyrat ashtu sic duhet

Ju lutem dërgoni CV (me një foto tuajën) dhe një letër motivuese në [email protected]. Mundësisht cekni pozitën e punës për të cilën aplikoni në Subject.

Për më shumë rreth sherbimeve tona na ndiqni ne Instagram @Punesohu.eu

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2016
Numri Stafit30-50

Punë të Ngjajshme